Arben Ahmetaj i jep 30 mln $ shtesë Dritan Agollit të FSHZH për të shpërndarë qoka tenderash te oligarkët e qeverisë
Ditën e sotme zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja që janë marrë në mbledhjen e dytë të qeverisë “Rama 3”. Ahmetaj deklaroi se qeveria ka marrë vendim që t’i kalojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit plot 30 milion dollarë për programin e rindërtimit i cili sipas tij do të mbyllet deri në shtator të vitit 2022.
Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie. Duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intensitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milion dollar për të vijuar punët në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 2022.
Kujtojmë se Fondi i Rindërtimit është një fond i krijuar në Buxhetin e Shtetit 2020, për përballimin e efekteve financiare të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me Ligj Nr. 88/2019 ‘Për Buxhetin e Vitit 2020’, Fondi i Rindërtimit u planifikua 20 miliardë Lekë. Ky ligj është ndryshuar disa herë gjatë vitit 2020. Ndryshimit më të fundit Dhjetor 2020, Fondi i Rindërtimit rezultonte 32 miliardë lekë, pra rreth 5.5% e shpenzimeve totale të Buxhetit të Shtetit. Ky fond i cili shpenzohet kryesisht për investime, ka një peshë sa një e treta (33%) e fondit për Shpenzime Kapitale nga Buxhetit i shtetit.
Por këto investime duket se Ahmetaj i ka shfrytëzuar dhe po i shfrytëzon ende për të pasuruar oligarkët e tij me tendera miliona dollarësh. Kjo pasi në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit qendron Dritan Agolli ai i cili pasi merr urdhërat nga Ahmetaj ndan ‘qokat’ për oligarkët e preferuar të qeverisë. Në një kohë që ky fond rindërtimi sa vjen e rritet edhe më shumë të gjithë duan të dinë se ku po shkojnë paratë nga buxheti i shtetit?