Apeli i rëndësishëm i mësueses: Stop Bullizmit! Libri i fundit i Mimoza Xhindit
Shkruar nga
Newsbomb
Apeli i rëndësishëm i mësueses: Stop Bullizmit! Libri i
Një mësuese dhe një shkrimtare shqiptare nga Fieri ngre problemin e bullizimit. E vlerësuar së fundi nga shoqata “Jehona Shqiptare” që ka për presidente aktoren e madhe shqiptare Nderin e Kombit Margarita Xhepa me motivacionin e angazhimit, organizimit dhe jehonës së eventeve shqiptare në 2023, Mimoza Panahori Xhindi, në librin e fundit të saj prek atë problem madhor të shoqërisë, bullizimin.
“Me keto dy botimet e fundit, unë si Mimozë pasqyroj sfidat e jetes reale ku jeta na përplas me të mira e të këqija. Realitetin shqiptar.
Jeta pas sfidave besoj qe veç i shtohen vlerat se pikërisht mbas sfidave, fillojmë për të parë të bukurën ndryshe, dhe fillojmë të vlersojmë të drejtën, të njohim forcën e brendshme edhe duke e parë sinqeritetin e njerëzve në sy.
Mos lakmoni shumë se as pasuria e botës, as fama, as bukuria e asnjë sukses e arritje n’jetë nuk vijnë para shëndetit. Unë dhe pasuria ime janë familja, e me shpirt e them se ka qenë puna ime e cila m’ka bërë të njoh njerëz me nivele e me histori e rrefime nga më të ndryshmet, ku unë kam përjetuar gëzime, dhimbje, zhgënjime e lot.
Me vullnetin tim e të Zotit edhe me përkushtimin e familjes, fal bashkëshortit Tim, kam arritur këtu ku jam .Nuk më ka dhënë mëndjemadhësi as fama e as parja, “por thjeshtësia ,edukata dhe kultura që kam marr nga rrënjët e familjes”, shkruan Xhindi për botimin e librit të saj, “Stop Bullizmit”.
Xhindi, e angazhuar në qarkun e Fierit në jetën kulturore të qytetit dhe gjithë rajonit përeth, është angazhuar në disa botime dhe vazhdon të japë mesazhe për fenomene të ndryshme të aspekteve sociale që prek e sheh përditë