Punonjësit e kompanisë ajrore Alitalia, protestuan këtë të premte kundër mbylljes së kompanisë, që do pasohet me reduktim drastic të numrit të punonjësve.
Qindra pilotë dhe stjuardesa u mblodhën jashtë aeroportit Fiumicino dhe bllokuan auostratradën kryesore që lidh aeroportin me kryeqytetin Italian Romën.
Që të mërkurën kompania ajrore Alitalia anuloi 62% të fluturimeve dhe rreth 161 fluturime u anuluan këtë të premte.
Si pasojë stafi I fluturimit së bashku me klientet u mblodhën për të zhvilluar një grevë.
Nga kjo grevë janë prekur dhe udhëtarët që fluturonin drejt aeroportit të Rinasit, Nënë Tereza pasi ishte anuluar fluturimi Fiumicino-Tiranë.
Alitalia si kompani u fut në ankand më 18 Shtator të këtij viti me një cmim që fillonte nga 290 milion euro.
Ndërkohë u shpall kompania e re ajrore pasuese e Alitalias, ITA e cila do të përdorë me pak se gjysmën e stafit të Alitalias dhe pritet të nisë aktivitetin e saj më 15 Tetor.
ITA pritet të jëtë pronësi të shtetit italian dhe Komisioni Europian ka deklaruar se kompania e re do të blejë të drejtat dhe emrin e Alitalias. Shteti italian gjithashtu ka marrë 1.35 bilion euro investime nga Brukseli për kompaninë e re.