Në kuadër te Edicionit të 7-të të Festivalit Foklorik Ndërkombëtar “Koha e pasardhësve”, që u zhvillua në Vaslui të Rumanisë, mori pjesë edhe Ansambli Folklorik “Myzeqeja” i Fierit.
Grupi ynë u paraqit me një repertor të zgjedhur, duke arritur që të promovojë këngë dhe valle tradicionale tonat, por edhe kostumet specifike të trevës së Myzeqesë.
Ky Festival është një ngjarje e madhe kulturore kushtuar valleve dhe këngëve tradicionale dhe organizohet nën kujdesin e Këshillit të Vasluit, Bashkisë Vaslui dhe Qendrës së Kontrollit të Vasluit për ruajtjen dhe promovimin e kulturës tradicionale e burimore.
Festivali u zhvillua nga 30 korriku deri në 1 gusht 2021.