Fotoja e “anijes fluturuese” që bëri xhiron në rrjet, por ja çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Fotoja e një “anije fluturuese” në brigjet e Anglisë ka bërë xhiron në rrjet, por që në fakt është veçse një iluzion optik.
David Morris bëri foton e anijes pranë Falmouth, Cornwall. Sipas meteorologëve, imazhi ishte rezultat i kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën.
Sipas tyre, ky iluzion është i zakonshëm në Arktik, por mund të shfaqet shumë rrallë edhe në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit.
Këto lloj iluzionesh ndodhin për shkak të gjendjes së motit të njohur si përmbysja e temperaturave, kur ajri i ftohtë shtrihet afër detit me ajër të ngrohtë mbi të.
“Meqenëse ajri i ftohtë është më i dendur se ajri i ngrohtë, ai përkul dritën drejt syve të dikujt që qëndron në bregdet, duke ndryshuar edhe mënyrën se si duket një objekt i largët”, sqaron meteorologu David Braine.











