Angela Merkel ka mbërritur në Shqipëri! Mëngjesin e kësaj të martë, në orën 10:00, kancelarja gjermane ka mbërritur në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, dhe më pas iu drejtua Pallatit të Brigadave ku u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
E veshur me një xhaketë ngjyrë bojëqielli që simbolizon natyrën serioze të takimeve, kancelarja mbërriti në Tiranë, ku pas takimit “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama do të zhvillojë takime edhe me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në qendrën Tirana Bussiness Park.