Kompania farmaceutike amerikane “Valisure” ka zbuluar gjurmë të një kimikati që është i lidhur me kancerin e gjakut dhe shkaktimin e leukemisë, në disa produkte kremrash dielli shumë popullore.
Benzeni, një substancë e njohur kancerogjene është zbuluar në 78 nga 300 llojet e produkteve që u morën në studime, pra rreth 27% e disa prej produkteve më të shitura dhe të përdorur, sipas Valisure.
Pas zbulimit kompania krijoi një peticion ku i kërkonte autoriteteve amerikane që të tërhiqte produktet në fjalë nga tregu, një kërkesë e cila po shqyrtohet aktualisht nga zyra Federale e Ushqimeve dhe Medikamenteve në SHBA (FDA).
“FDA merr seriozisht çdo shqetësim të ngritur në lidhje me sigurinë e produkteve, duke përfshirë edhe kremrat kundër diellit,” i tha FDA CBS News në një deklaratë.Kimikati i rrezikshëm, që është një lëndë pa ngjyrë ose me ngjyrë të lehtë të verdhë dhe ka temperaturë dhome është shumë i përdorur në fushën farmaceutike dhe në industrinë kimike. Ai gjendet në tymin e cigareve, në benzinë, në tipa të ndryshëm ngjitësash, adezivësh dhe në produkte të ndryshme pastrimi dhe lyerjeje.
Valisure ka raportuar se 14 produkte anti-diell kanë nivele alarmuese të kësaj lënde kimike dhe janë marka të cilat preferohen më së shumti nga konsumatorët. Sipas testeve produktet në fjalë kanë deri në tre herë më shumë se normat e përcaktuara nga FDA-ja, që parashikon jo më shumë se 2/1.000.000 të sasisë së produktit të jetë benzen.
“Benzeni është një nga kancerogjenët më shqetësues të njohur për shkencën,” tha Light në deklaratën e kompanisë.
Kompania Valisure fton të gjithë ata që kanë mundësi të dërgojnë vetë kremrat që përdorin për t’u vënë në analizë laboratorike dhe për të vlerësuar sa të sigurt janë për shëndetin.
Më poshtë është një listë e kremrave kundër diellit dhe produkteve të kujdesit për diellin që janë testuar nga Valisure dhe kanë zbuluar se nuk përmbajnë benzen.