Një amerikan e çon qenin e tij 19 vjeç në liqen çdo natë që ta zërë gjumi për pak orë. Qenin nuk e zë gjumi ndryshe, pasi vuan nga artriti kronik. Këmbët i dhembin aq shumë sa mezi ecën. Mjekët donin ta vrisnin, por i zoti i qenit John Anger, nuk e lejoi.
Qeni dikur e shpëtoi nga vetëvrasja dhe tani ai e çon qenin çdo natë në liqen që ta zërë gjumi.
” Çfarë do të thotë ky qen për mua? Nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kur jep dashuri, të rikthehet dhjetë herë më shumë. Thjesht e dua”- thotë John Anger
Web