Sot, në ditën e lindjes tënde, kujtoj me mall dhe dashuri të pafundme vitet e çmuara që kaluam së bashku.
Gjashtë vite kanë kaluar që kur u ndave nga jeta, por ndjesia e pranishmërisë tënde është gjithmonë aty.
Çdo këshillë që më dhe, çdo fjalë e urtë që ndave me mua, janë bërë pjesë e pandashme e jetës sime. Ti më mësove si të jem e fortë, si të përballoj sfidat me kurajo dhe si të ruaj vlerat e ndershmërisë dhe dashurisë në çdo hap të jetës sime. Këshillat e tua janë busulla ime në këtë rrugëtim.
Më mungon përqafimi yt ngrohtë, zëri yt i qetë dhe mbështetja jote e pakushtëzuar. Çdo ditë, ndjej boshllëkun e lënë pas, por kujtimi yt është ai që më mban të fortë dhe më jep forcën për të vazhduar përpara.
Në përjetësi, do të mbetesh Babai im dhe dashuria jonë do të na bashkojë gjithmonë, përtej çdo kohe dhe hapësire.
Në këtë ditë të veçantë, në vend që të festojmë së bashku, unë nderoj kujtimin tënd dhe të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua. Ti ishe dhe do të jesh gjithmonë frymëzimi im, heroi im.
E di që sot je duke vallezuar me engjëjt, ndaj të premtoj që në çdo hap të kësaj jete, do të kërcej me kujtimin tënd në ❤️