Himni ukrainas ka emocionuar ambasadorin në ikje i BE-së, Luigi Soreca i cili në kocertin maratonë të organizuar këtë të diel për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Kiev, ka shpërthyer në lot.
Soreca u shpreh se po punon së bashku me aleatët për të ndihmuar ukrainasit, ndërsa theksoi se kjo tragjedi duhet të marrë fund.
“Ky është një moment i rëndësishëm për të ftuar çdokënd në këtë maratonë për të kuptuar vuajtjet dhe situatën tragjike që po kalon Ukraina. Po punojmë ditë pas ditë, natë pas nate, në mbështetjeje të miqve tanë ukrainas, për t’u siguruar se dëmet dramatike të kësaj lufte të jenë sa më të vogla. Kjo luftë duhet ta ndalojë tani. Duhet të sigurohemi që qytetarët që po vuajnë nga kjo tragjedi të rikthehen sërish në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë jetën që ata duan. Kjo situatë duhet të marrë fund”, u shpreh Soreca.











