Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ju informojmë se pagesa për rinovimin e dokumenteve biometrikë në ishujt Kretë dhe Rodos mund të kryhet:
✅ Në momentin e paraqitjes 𝐦𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐥𝐥𝐨𝐣 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐎𝐒 i cili do të gjendet në sportelin e aplikimit ose
✅ Nëpërmjet 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐢𝐧𝐠 (𝐰𝐢𝐧𝐛𝐚𝐧𝐤) në numrin e llogarisë së Ambasadës së RSH-së në Athinë me IBAN 𝐆𝐑𝟒𝟑𝟎𝟏𝟕𝟐𝟎𝟓𝟑𝟎𝟎𝟎𝟓𝟎𝟓𝟑𝟎𝟓𝟐𝟑𝟎𝟔𝟒𝟎𝟒. Pagesa duhet të paraqitet e printuar.
📧 Të gjithë të interesuarit të cilët kanë dërguar kërkesën e tyre me të dhënat e aplikimit, do të njoftohen për datën, vendin dhe orarin e takimit nëpërmjet sistemit por dhe me njoftime përkatëse në faqet virtuale të Ambasadës.
⚠ Sjellim në vëmendjen tuaj, për mbarëvajtjen e procesit, se ditën e paraqitjes duhet të keni me vete dokumentacionin e domosdoshëm: 1- Pasaportë, 2- Kartë ID, 3- Pagesa me winbank ose kartë bankare. Në rastet e dokumenteve të humbura biometrike, denoncimi në autoritetet lokale greke, do duhet të ketë vulë apostile dhe përkthimin në shqip.
Gjithashtu theksojmë se është shumë i rëndësishëm respektimi i protokollit për parandalimin e përhapjes së Covid-19 për ambjentet e mbyllura dhe të jashtme, gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të procedurave.
𝑭𝒂𝒍𝒆𝒎𝒊𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒕.