Me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 28 nëntor 2021, Ambasada e RSH-së në Athinë organizoi një aktivitet festiv për komunitetin shqiptar në Greqi, në ambientet e Hotel Divani Caravel.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Luela Hajdaraga shprehu kënaqësinë për kremtimin e kësaj dite të shënuar me bashkëatdhetarët, së bashku me Udhëheqësin e Zyrës së Interesave të Republikës së Kosovës në Athinë, z. Fitim Gllareva, Zëvendës Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi, z. Samir Ganija dhe me ish- Ambasadorin e nderuar të RSH-së në Athinë, z. Bashkim Zeneli.
Ambasadorja u shpreh se “𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗱𝘂𝗮𝗺 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗷𝗼𝗻𝗮, 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗲̈𝘃𝗲. 𝗛𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗻𝗮 𝗸𝗮 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗲 𝗸𝘂𝗱𝗼 𝗸𝘂 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝘁. 𝗝𝘂 𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝘁!”.
Të pranshmit shijuan në vijim një program të përzgjedhur artistik, prezantuar nga autorja e njohur Elona Gjergo, me debutimin e Poezisë “Baballarët” me autor Petrit Ruka, nga aktori i shquar Nikolla Llambro, pjesëve orkestrale me firzamonikë nga muzikanti i mirënjohur Dasho Kurti, grupit të valleve të fëmijëve të shkollës shqipe, Rendi, nën udheheqjen e mësuese Lefteri Metkaj, grupit të polifonise “Lot kurbeti”, Këngetares virtuoze Teuta Pango, grupit të polifonise “Vllazërimi”, grupit të valleve të shoqatës “Jeta” dhe Trios instrumentale me muzikë klasike, shoqëruar nga balerini/koreografi Andrea Rama.
Marigotë e diasporës vijuan së qëndisuri flamurin tonë kombëtar, një simbolikë e cila na tregon rëndësinë e vazhdimësisë së traditave tona kombëtare.
Mbrëmja kulmoi me ndriçimin e sheshit Omonia, në qendër të Athinës, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, një çast solemn në respekt të festës sonë dhe komunitetit shqiptar në Greqi.