Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë çel dyert e saj për shpalosjen e kulturës tradicionale shqiptare 🇦🇱!
Në një mbrëmje fantastike, ne shijuam muzikën tonë të bukur popullore dhe veshjet tona kombëtare të të gjitha trevave.
Gjatë kësaj mbrëmje, artistët e mrekullueshëm të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare performuan në një workshop për komunitetin shqiptar të pranishëm në këtë mbrëmje, mes tyre shumë fëmijë dhe të rinj.
Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe një panair i librit shqip, i artizanatit dhe veshjeve popullore.
Kjo aromë Shqipërie 🇦🇱🤍 do të mbetet gjatë në kujtesën tonë !