Altin Goxhaj nxjerr faktet: KQZ ka “futur duart” në kutitë e votimit në Berat!
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka folur në lidhje me fshehtësinë e votës dhe zbulimit të identitetit të atij që ka votuar me anë të kodit QR dhe përqasjes së materialeve të printuara nga pajisjet e identifikimit biometrik. Goxhaj publikoi disa të dhëna që sipas tij vërtetojnë se zgjedhjet janë vjedhur dhe se nuk kanë qenë të fshehta. Ai gjithashtu përmendi edhe një mbledhje të KQZ-së, i cili ka vendosur barkodin me 7 shifra për votuesin dhe 7 shifra për qarkun, por kjo është miratuar pa diskutim dhe vetëm brenda 10 minutave. Pra sipas Goxhajt, i gjithë diskutimi i fletës së votimit është bërë në mënyrë joformale dhe një çështje më rëndësi të tillë do kërkonte një punë më serioze.
Ndërkohë në lidhje me skandalin e vjedhejs së votave, Goxhaj publikoi disa pamje ekskluzive të një qytetareje që ka votuar në Berat më 25 prill, dhe sipas kryqëzimit të të dhënave bëhet i mundur zbulimi se për kë ka votuar qytetarja. Më poshtë jepen të gjitha të dhënat e saj, emër mbiermër, QV, si dhe koha kur ka votuar ajo. Goxhaj shtoi se pasi KQZ “mori vendimin për të hapur kutitë në Berat, doli se brenda kutive ishin hequr këto fatura dhe nuk ndodheshin në kuti. Ndërkohë doli se KQZ ka futur duart dhe ka thënë se ka qenë një gabim teknik”.











