Pasi një ditë më parë shkeli Kodin Rrugor duke kaluar semaforin me të kuq në Tiranë, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka kërkuar falje publike.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Vejsiu shprehet se si shofere mund të mos jetë aq e mirë, por si këngëtare e kalon klasën.
Ajo tregon se mund të kishte punësuar shofer, por preferon ta ngasë vetë makinën teksa shton se nuk e ka aspak problem të kërkojë falje publike kur bën gabime.
Vejsiu kaloi me semafor të kuq pak ditë më parë teksa po bënte video në rrjetet sociale, por kur e kuptoi gabimin, e fshiu.