Të nderuar Qendrestarë, Mbështetës dhe Miq të Kauzës së Teatrit Kombëtar.
Sapo jemi njoftuar se nësër më datë 21 dhjetor, ora 10.00 banditi që drejton Bashkinë Tiranë, nën urdhërat e drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Edvin Kristaq Rama, në bashkëpunim me mafien e betonit dhe ata artistë që firmosën shembjen e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar si dhe në shkelje të plotë të dispozitave ligjorë në fuqi, ka njoftuar administratën e “Teatrit Kombëtar” se do fillojë punimet e Teatrit të Ri:
- Ndërkohë që nuk është ekzekutuar vendimi Nr.29 datë 2 korrik 2021.
- Çështja e shembjes dhe çështja korruptive e projektit dhe e ndërtimit po hetohet nga SPAK
3 Nuk ka Leje Ndërtimi për Teatrin e Ri. - Aty do ndërtohen kulla të pastrimit të parave.
- Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar Rindërtimin e Teatrit Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.
Në këto kushte, e quajmë të nevojshme të jemi bashkë nesër te Sheshi i Teatrit Kombëtar për të mos lejuar fillimin e punimeve.
I bëjmë thirrje Opozitës të na bashkohet dhe SPAK-ut të veprojë në përputhje me parashikimet ligjore.
Ne nuk do i lejojmë ngritjen e kullave të parave të pista në Sheshin e Teatrit Kombëtar.
Po kështu, i bëjmë thirrje firmave që kanë “përfituar” tenderin e ndërtimit të tërhiqen me nder, pasi turpi do i ndjekë pas ata dhe fëmijët e tyre.
O sot o kurrë.
Bashkë ja dalim.
Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.

