LAJM I FUNDIT: Mblidhet Aleanca KuqeZi thirrje 20 partive të reja: “Bashkohemi kundër PS-PD-LSI, përndryshe do asgjesoheni”
Aleanca Kuq e Zi I ben nje Thirrje te hapur forcave demokratike te vendit, ne vigjilje te zgjedhjeve te 25 prillit.
Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si:
Lëvizja Vetvendosje
Balli Kombëtar
Lëvizja e Legalitetit
Fryma e Re Demokratike
Nisma Thurja
Lëvizja për Ndryshim
Bindja Demokratike
Levizja demokratike shqiptare
Partia Atdheu
Lëvizja e Re
Partia Ora
Aleanca Demokratike
Partia Konservatore
Partia Emigranteve
Libra
Partia e Pensionistave
Lëvizja Çame
dhe kushdo force tjeter progresiste:
Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet.
Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme.
Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor eshte shembulli me i qarte i kesaj politike.
- Ky sistem elektoral favorizon vetem PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.
- Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.
- Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.
Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.
Monopoli dhe establishmenti thyhen vetēm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!
Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk cēnon integritetin apo identitetin e cdo partie. Eshte nje bashkim i lire dhe i domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do asgjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar.
Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim.
Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI.
Eshte koha per bashkim
Me shume respekt
Kryetarja e Aleancës Kuqezi
Lumturi Ratkoceri














