“ Fillimi i mbarë gjysma e punës “ bazuar në këtë shprehje të popullit duket që gjërat në institucionin e Albpetrol sh.a. kanë filluar të ndryshojnë për mirë.Emërimi në krye i administratorit Florjan Muçaj i cili që në ditët e para të marjes së detyrës filloi pa humbur kohë me korigjimin dhe me zgjidhjen e gjithë problematikave të shumta që mbarti nga drejtimi i papërgjegjshëm dhe amator i paraardhësve të tij,dyshja Zeqaj-Mato.
Nga burimet e newsalbania.al sot ka marrë detyrën një emër i spikatur në drejtimin e institucioneve publike ne Qarkun Fier.Bëhet fjalë për Z. Hadër Çako i cili sot është emëruar në krye të Drejtorisë Elektrike të Albpetrol .Në informacionet tona drejtoria në fjalë mbart nga e kaluara shumë problematika që presin të marrin zgjidhje nën drejtimin e Çakos.Me sa duket përvoja e gjatë dhe shumë herë e sukseshme e Hadër Çakos në të gjitha institucionet publike të cilat ka drejtuar ka bindur drejtuesit poltik të qarkut Fier për ti besuar këtë pozicion sa të rëndësishëm aq edhe delikat.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)