Vendburimi i gazo-kondensatit të Cakranit është një nga vendburimet më të mëdhenj që kemi zbuluar në formacionet karbonatike të vendit tonë. Në këtë territor janë bërë shumë studime komplekse gjeologo-gjeofizike dhe janë bërë investime jo të pakta për kërkimin e hidrokarbureve. Ky territor është në një pozicion shumë të favorshëm për gjetjen e rezervave të hidrokarbureve sepse gjëndet midis vendburimit gjigand të Patos-Marinzës në terigjenë dhe vendburimit të Visokës dhe më në jug të Ballshit në karbonatikë nga ana lindore, si dhe vendburimit të vjetër të bitumit me origjinë nafte të Selenicës, nga ana perndimore.
Që në kohën e ndihmës që dha ish-Bashkimi Sovjetik për zhvillimin e indutrisë së naftës, në këtë territor specialistët sovjetikë dhe më vonë ata shqiptarë, shpuan shumë puse dhe kjo këmbëngulje kish të bënte me faktin se studimet gjeologjike të kryera jepnin të dhëna pozitive për këtë rajon.
Shifrat janë shumë domethënëse dhe nuk kanë nevojë për komente për hopin e jashtëzakonshëm që u bë në industrinë e naftës në ato vite. Nëpërmjet shifrave të prodhimit të naftës (që është treguesi substancial i veprimtarisë ekonomiko-financiare) që do japim, duket se sa punë kolosale është bërë në industrinë e naftës sidomos mbas ikjes se specialistëve sovjetikë. Nga viti 1928 deri në vitin 1944 janë prodhuar 984,022 tonë naftë; nga viti 1945-1960 janë prodhuar 3,876,440 tonë naftë; nga viti 1961(mbas largimit të specialistëve sovjetikë) deri në vitin 1990 janë prodhuar 45,823,935 tonë naftë dhe nga viti 1991 deri në vitin 2004 janë prodhuar 3,060,964 tonë naftë. Këto shifra tregojnë se sa keq ka shkuar industria e naftës mbas viteve 1990 dhe ç’punë kolosale është bërë në periudhën 1960-1990 kur në dorë këtë industri e morën vetë naftëtarët shqiptarë dhe organet përkatëse qeverisëse.
E ashtuquajtura goditje në industrinë e naftës në mesin e viteve ’70, pra në kulmin e prodhimit të naftës, është padyshim një njollë e zezë dhe me shumë enigma: Pse ndodhi? Si ndodhi? Kush e deshi atë kasaphanë? Ishin ngjarje që tronditën jo vetëm industrinë e naftës por tërë vendin. Sepse të ashtuquajturit “sabotatorë” në të vërtetë ishin heronjtë e naftës.
Pusi që zbuloi përfundimisht strukturën e Cakranit dhe rezervat relativisht të mëdha të gazo-kondensatit që lidheshin me të, ishte pusi Cakran -12. Projektimi i këtij pusi kërkimi u mbështet kryesisht në të dhënat komplekse të shumë puseve të shpuar më parë në këtë zonë. Duhet thënë se të dhënat sizmike nuk kishin ndonjë mbështetje të qartë projektuese, gjë që sipas specialistëve varej kryesisht nga niveli i ulët i pajisjeve teknike që përdoreshin për këtë qëllim si dhe nga natyra shumë e komplikuar gjeologjike e rajonit. Këtë e vërtetoi dhe fakti se edhe mbas zbulimit të strukturës së Cakranit, të dhënat e punimeve sizmike që u bënë më vonë, pikërisht për të vërtetuar përputhshmërinë e tyre me realitetin, nuk arritën të lexonin ndonjë strukturë të qartë ashtu siç e vërtetuan në praktikë puset e shpimit. Pusi Cakran -12 megjithëse u projektua në një pozicion shumë të mirë struktural (pothuajse afër kulmit) pati disa shtesa të projektit gjeologjik, deri sa në një moment, shtesat e projektit arritën që kulla e instaluar në sondën e shpimit të mos përballonte më peshat e instrumentit dhe të arrihesh në kufirin maksimal të lejuar që ajo mbante.
Një gjë e tillë detyroi brigadën e shpimit që drejtohej nga Përgjegjësi i pusit Taulla Guri si dhe nga Inxhinieri i shpimit Arqile Çupa, si dhe nga gjithë brigada e shpimit të pusit, të kundërshtonin me të drejtë, në pikëpamje teknike, vazhdimin e mëtejshëm të shpimit si dhe nuk pranuan që të bëheshin shtesa të tjera të projektit nga pikëpamja gjeologjike. Një gjë e tillë detyroi organizimin e një takimi me brigadën e shpimit pranë sondës së shpimit ku erdhi Zv/Krytari i Këshillit të Ministrave Pali Miska si dhe të thirrur të tjerë (unë isha i thirrur si shef i Sektorit Shkencor të Shpimit dhe si përpiluesi zyrtar i projektit teknologjik të shpimit të pusit), për t’i dhënë përgjigje problemeve që kish ngritur me të drejtë brigada e shpimit, e cila kish të bënte me pamundësinë teknike të vazhdimit të shpimit më thellë drejt objektivit të takimit të gëlqerorëve. Aty u ngritën shumë probleme dhe brigada e shpimit, nëpërmjet diskutimeve dhe parashtrimeve që bënë përfaqësuesit e saj që në fillim të takimit, përgjegjësi i pusit dhe inxhinieri i pusit, ishte e vendosur që të mos vazhdonte shpimin e mëtejshëm sepse ishin bërë disa shtesa në pikëpamjen gjeologjike ndaj projektit fillestar dhe kpaciteti i mbajtjes së kullës së sondës, kishte shkuar, madje kaluar kufirin e lejuar teknik.
Mbasi u dëgjuan diskutimet për problemet, unë si shef i Sktorit Shkencor të shpimit dhe si përpilues zyrtar i projektit teknologjik të shpimit, thashë dhe i sigurova, se pusi në pikëpamje teknologjike nuk kish ndonjë vështirësi të pakalueshëme për vazhdimin e mëtejshëm, nëse do zgjidheshin problemet teknike ku nga më kryesorët ishte pamundësia e ngarkesave më të shumta në kullën e instaluar të shpimit. Këtu duhet theksuar se problemet teknologjike të shpimit në formacionet flishore edhe sot e kesaj dite janë shumë të vështira (këtë e tregon edhe fakti që kohët e fundit pusi që shpoi SHELLI-Shpiragu-3 në Zonën e Beratit nuk mundi të realizojë detyrën e projektuar për shkak të këtyre problemeve). Por specialistët e Sektorit Shkencor të Shpimit atë kohë kishin arritur suksese konkrete në zgjidhjen e këtyre problemeve teknologjike dhe kishim rritur sigurinë e shpimit.
I pyetur se si e kishin mendimin autorët që kshin projektuar pusin në pikëpamje gjeologjike, ku si përfaqësues i tyre në atë mbledhje ishte Inxh. Gjeolog Hektor Dalipi, një nga specialistët më të mirë të gjeologjisë (ndjestë pastë) ky i fundit mids të tjerash tha: “Ne si autorë të projektit gjeologjik e kemi shtuar disa herë projektin e pusit Cakran -12 dhe deri në këtë thellësi siç po duket, nuk i kemi kapur gëlqerorët. Edhe ne nuk dimë se ç’të themi me siguri” -përfundoi fjalën e tij Hektori. Duke qenë se kjo ishte fjala e fundit e shërbimit gjeologjik, e mori fjalën Pali Miska dhe tha: “Ne duhet të bëjmë çmos që të kapim gëlqerorët se në Cakran kemi bërë shumë shpenzime dhe kemi shpuar shumë puse. Kuptohet se nuk duhet të bëjmë aventura e të thyejmë rregullat teknike ashtu si dhe brigada e shpimit me të drejtë kundërshton, por duhet që shërbimi Teknik i Ndërmarjes dhe Uzinat Mekanike të marrin të tëra masat që të forcojnë kullën që t’i rrisin kapacitetin mbajtës të saj. Po ashtu sektori shkencor i shpimit, me ty Fatmir në krye, të rrini këtu dhe ta ndiqni nga afër punën, që pusit të mos i ndodhi ndonjë avari dhe ndërlikim. Brigada e shpimit të mobilizohet që të shkojmë me këmbëngulje drejt kapjes së gëlqerorëve.”
Dhe kështu, për pusin Cakran-12 mbasi u morën masat e duhura në përputhje me programet që u bënë, vazhdoi shpimin deri sa kapi gëlerorët. Ky ishte një sukses i madh, sepse ishte pusi i parë që kapi një objekt kërkimi siç ishin gëlqerorët, në këtë zonë me perspektivë naftë dhe gazmbajtëse.
Mbas takimit të gëlqerorëve në këtë pus, një nga gjeologët me autoritet, që e kishim dhe zv/ drejtor të Institutit Gjeologjik, Dr. Petraq Xhaçka, më erdhi në zyrë si Shef i sektorit shkencor të shpimit që ishja dhe si instancë që përpilonim projektin teknologjik të shpimit të puseve në përgjithësi dhe që kishim përpiluar projektin e Cakranit-12 në veçanti. Mbasi u takuam si miq që ishim, më tha se ai nuk kish mendim pozitiv për naftë-gas mbajtjen e pusit Cakran -12 sepse ky pus i ka kapur shumë thellë gëlqerorët në krahasim me projektin fillestar (sikur ai nuk dinte gjë për shtesat e bëra gjatë procesit të shpimit!). Ai shpjegonte që gëlqerorët në thellësinë që i ka takuar pusi, nuk janë naftë-gas mbajtës, por ujë mbajtës, sepse ky pus i ka kapur (sipas interpretimeve gjeologjike që ai kish bërë dhe disa skema që kish menduar dhe m’i tregoi) shumë poshtë kontaktit naftë-ujë. Duke u nisur nga ky arsyetim, ai ngulte këmbë që të mos ulim kollonë shfrytëzimi sepse do bënim një harxhim të pa justifikuar. Unë i thashë se këto interpertime duhet t’i kishje bërë që në kohën që pusi u shtua disa herë dhe arriti deri në pikën që doli jashtë kapacitetit të sondës dhe jo tani që arritëm atje ku kemi vite që po përpiqemi të arrijmë dhe mezi e arritëm me shumë sakrifica teknike dhe teknologjike dhe harxhime po ashtu. Ai nguli këmbë që për të kursyer kolonën e shfrytëzimit me gjatësi rreth 3000 m, që në fakt ishte shumë e kushtueshme, sidomos për fuqinë ekonomike që kishim në atë kohë, të bënim një provë me një pajisje që quhet: ‘provues shtrese’. Këmbënguljen për të mos ulur kolonë shfrytëzimi në pusin Cakran -12, Dr. Xhaçka e kish promovuar edhe në Institutin Gjeologjik (siç më ka thënë Z. Luçi Pleqi si drejtor që ishte) si dhe në mbledhjen që u bë tek Drejtoria e Kërkimeve në Q.Stalin ku u vendos me shumë argumente, që të ulet e të çimentohet kolona e shfrytëzimit .
Dhe kështu u vendos dhe u bë: u ul kolona e shfrytëzimit, u çimentua, u vendosën pajisjet e grykës për menaxhimin e fontanës në se ndodhte dhe u shpua brenda saj për hapjen e shtresës produktive të gëlqerorëve. Kur pusi kaloi në procesin e përvetësimit, për arsyet që dihen, pusi fontanoi gas kondensat me një presion relativisht të madh duke zbuluar kështu vëndburimin e gazo kondensatit të Cakranit, dmth nuk doli parashikimi që këmbëngulte Xhaçka. Është e natyrshme që Petraq Xhaçka kish mendimin e tij gjeologjik, sepse gjeologjia është një shkencë që ka shumë vështirësira, por këmbëngulja e tij e tepruar ishte një gjë e palejueshme për eksperiencën dhe përgjegjësinë që ai kish në Industrinë e Naftës dhe gazit. Këtu do thënë shprehimisht se po të dëgjohej e të aplikohej propozimi i Dr. Xhaçkës, për të mos ulur kolonë në tavanin e gëlqerorëve në pusin Cakran -12 , vëndburimi i Cakranit, atë që pësoi me pusin Cakran -37, do e pësonte që në fillim të zbulimit të tij, me pusin Cakran -12. Sigurisht që pusi Cakran -12 me masat që u morën ishte tërësisht i përgatitur që të përballonte dhe të lejonte të kryheshin me sukses gjithë operacionet e menaxhimit të fontanës së hapur ashtu dhe siç vërtetoi praktika e punës për mbylljen me sukses të fontanës ku punuan me përgjegjësi dhe kopentencë sektori shkencor i shpimit me specialistët e talentuar si Bekim Sinoimeri, Stavri Karajani, Ilia Karadumi etj., që realizuan përgatitjen e një paste çimento që ngriu brenda një kohe rigorozisht të përcaktuar gjë që kërkohej nga procesi i mbytjes së fontanës, dhe specialistët me eksperiencë të pajisjeve të grykës Koli Mone, Perikli Prifti, Dhimitër Deda, Dhimitër Thanasi etj. si dhe specialistët po të sektorit shkencor të shpimit si Vlashi Fili, Shyqo Kodheli etj., që u morën me përgatitjen e lëngut larës me parametrat korrektë për mbytjen e fontanës së hapur. Kjo fontanë u mbyll brenda një kohë relativisht të shkurtër- që zgjati rreth një muaj. Pusi Cakran -12 mbas mbytjes së fontanës dhe përvetësimit, u vu në kushte normale shfrytëzimi.
Zbulimi i vëndburimit të gazokondensatit të Cakranit në vitin 1977 ishte një sukses i madh për ekonominë, por dhe i shërbimit gjeologjik që kish këmbëngulur gjatë një pune mbi tre dekada për vazhdimin e kërkimeve, i mbështetur dhe nga organet vendimarrëse të kohës si dhe i shërbimit projektues dhe zbatues, teknik dhe teknologjik që realizoi me sukses procesin teknologjik të shpimit edhe në kushte shumë të vështira duke dalë disa herë jashtë thellësisë së projektit fillestar gjeologjik. Me zbulimin e vëndburimit të Cakranit, u mobilizuan gjithë resurset e Industrisë së naftës madje dhe të vendit që këtë vendburim ta vinin sa më shpejtë në eficencë ekonomike. U ndërmorën shumë veprime si grumbullimi i një numri relativisht të madh sondash. Një pjesë e sondave u muar nga parku i sondave të shpim-shfrytëzimit duke e konsideruar të pa mundur që kërkesat për realizimin e programit që ky vendburim gjigand, të vihej sa me shpejt që të ish e mundur në shfrytëzim, të mund të realizohej vetëm me parkun e sondave të shpim – kërkimit. Në atë kohë shkoi për marrje ekperience për gazin një grup specialistësh në Algjeri dhe Irak . U krijua Komisariati i Posaçëm i Naftës dhe i Gazit si një organ i plotfuqishëm vendimarrës në industrinë e naftës ku në përbërjen e këtij Komisarjati ishin Hekuran Isai – ish Sekretar i Komitetit të Partisë, Koli Mone – Inxhinier, Hero i punës socialiste dhe një specialist me ekesperiencë sidomos në mbylljen e fontanave të hapura, Fatos Kudra -inxhinier mekanik me eksperiencë, Kristaq Papa, inxhinier gjeofizikë – instruktor i KQ të PPSH-së që mbulonte problemet e Industrisë së Naftës, Spiro Lame inxhinier gjeolog dhe kuadër i Sigurimit të Shtetit, Barjam Baxhia -inxhinier prodhimi i specializuar për industrinë e gazit dhe unë, si ish shef i Sektorit Shekencor të Shpimeve dhe specialist i shpimeve të thella. Komisariati i Posaçëm i naftës u krijua në Mars 1979 dhe e emëroi personalisht Hysni Kapo i cili veç të tjerave tha që ishte iniciativa, mendimi dhe mbështetja e Enver Hoxhës. Hysni Kapoja dha dhe udhëzimet përkatëse për metodën dhe stilin në punë të këtij organi si dhe kompetencat shtetërore që do kish.
Ngritja e Komisariatit të Industrisë së Naftës ishte një praktikë e trashëguar që nga koha kur u çlirua vendi dhe Industrinë e naftës e drejtoi një komisariat i posaçëm me në krye Koço Theodhosin i cili më vonë u emërua Ministër i Industrisë dhe Minierave dhe me tej u akuzua për sabotim dhe u dënua me pushkatim. Komisariati i Posaçëm i Industrisë së naftës që drejtohej nga një person me pergjegjësi të lartë, pati një jehonë të madhe, por dhe shkatoi një gjendje të pasigurt dhe frike në punonjësit e naftës dhe sidomos tek kuadrot kryesore të tij. Ai bënte kontrolle rrufe ditën dhe natën, dhe merte vendime rrufe, mosrealizimi i të cilave në kohë e me cilësi, shoqërohej me masa që për hir të së vërtetës nuk ishin të një niveli të lartë persekutimi . Gjatë kësaj kohe, u vërejt ndonjë shkarkim nga postet drejtuese të ulëta dhe mesatare, por nuk pati dënime me burgim apo lloje të tjera dënimi të rëndë.
Por në këtë kohë pati mjaft mobilizim dhe u tërhoqën në ndihmë të industrisë së naftës edhe gjithë resurset e tjera të ekonomisë së vendit si kombinatet, trasportet- hekurudhor dhe rrugor, uzinat e ndryeshme të gjithë vendit, organizatat e masave dhe gjithë resurset e tjera të ekonomisë vendit të cilat ishin të detyruara me ligj që të zbatonin urdhrat e Komisariatit të Posaçëm të naftës dhe gazit. Pra Komisariati edhe më tej në bashkëpunim me drejtorinë e naftës në Ministri vuri në lëvizje drejt ndihmës për industrinë e naftës, tërë sektorët ekonomik të vendit madje dhe ushtrinë, policinë, shëndetësinë etj etj. U bë një punë e madhe në ndërtimin e rrugëve, shesheve dhe bazamenteve dhe në trasportimin e sondave dhe pajisjeve të tjera, në furnizimin me ujë industrial dhe të pijshëm, në ngritjen e nivelit të trajtimit të puntorve të industrisë së naftës nga ndermarrjet përkatëse të trajtimit të puntorëve etj. Edhe në drejtim të kualifikimit dhe specializimit. U morën kuadrot dhe specialistët më të mirë nga gjithë vendi të shkencave fundamentale si të fizikës, kimisë, matematikës etj për të përforcuar shërbimet e specializuara të industrisë së naftës sidomos Institutin dhe Sismikën që konsideroheshin si kyçet e kësaj industrie. U çuan disa specialistë nga më të mirët në vëndet perëndimore si në Francë, Itali etj për t’u specializuar etj. U mobilizuan gjithë ndërmarjet e tregtisë së jashtëme e të brendshme për të zgjidhur problemet e kësaj Industrie me interes kombëtar. U importuan mjaft sonda të reja nga Rumania (një nga të cilat me kapacitet shpimi 6000 m) dhe pjesë tekologjike si dalta (dalta diamant nga firma Christensen etj) , tubo të të gjithë përdorimeve (shpimi, rrethimi, pompe kompresor), kimikate, armature fontane nga kompania e mirënjohur Breda Itali , pjesë këmbimi etj . U ngritën linja për prodhimin e Karboksil Metil Celulozës (KMC) , Lignosulfonatit të Ferokromit (FKLS), lëngut të xhamit etj.
Por… në punë e sipër në datën 11 shtator 1980 një nga puset që shponte në pozicione struktural më në kulm kish një depresion hipsometrik, pusi Cakran -37, pati një fontanë (grifon) të pa kontrolluar dhe shumë pasoja të rënda për ekonominë dhe për vëndburimin. Në atë kohë Komisariati më emëroi në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Naftës në Ministrinë e Industri Minierave. Kur mora lajmin, ishte një moment shumë tronditës për mua në shumë pikëpamje. Kjo fontanë u shoqërua me zjarre, djegien komplet të sondës dhe me grifone në një pjesë të madhe të territorit që rrethonte grykën e pusit . Po ashtu, shkaktoi ndotje dhe shumë probleme ekologjike në kontaminimin e një sipërfaqeje kolosale dhe të ujërave të pijshëm të fshatrave për rreth. Kjo fontanë mund të thuhet se është një nga më të mëdhajat në Botë dhe që zgjati në një kohë të paprecedentë në gjëndje të pa kontrolluar. Megjithëse, herë pas here zjarri, nëpërmjet metodës së eksplozionit me dinamit (me ngarkesa rreth një ton) shuhesh, duke mënjanuar kështu djegien e kondensatit që ishte dobiprurës për ekonominë. Por, për arsye të ndryshme, pa kaluar shumë kohë nga shuarja, territori vetëndizej, nga piroforet apo nga shkaqe të tjera. Kështu, për të mënjanuar djegien e kondensatit që delte bashkë me gazin dhe që shkaktonte dëme ekonomike dhe rëndimin e ambientit me CO2 u bënë shumë shpërthime të herë pas hershëme dhe zjarri shuhesh dhe herë pas here rindizesh. Shpërthimi i kësaj fontane të pa kontrolluar, paralizoi pothuaj gjithë punën në industrinë e naftës dhe pati pasoja të rënda për gjithë sistemin e industrisë dhe të ekonomisë së vëndit .Për menaxhimin e kësaj fontane veç kudrove kryesorë të industrisë së naftës në bazë dhe në qendër, asistonin pothuaj vazhdimisht edhe kuadro të larta të shtetit si Hekuran Isai, Pali Miska, Prokop Murra etj.
Gjatë kohës së fontanimit erdhi dy herë ish Kryeministri i kohës Mehmet Shehu. Në një nga këto raste, me gjithë se aty kishte mjaft autoritete të kohës ata me thanë se do e shoqërosh ti Kryeministrin se të ka kërkuar vetë me emër, sepse ti je edhe specialist. Të them të drejtën me gjithë se ishte një detyrë e vështirë unë duke e njohur situatën në detaje nuk bëra as një kundërshtim. Hipa në gazin kinez ‘Flamuri i Kuq’ kur ai erdhi dhe mbasi hipa më kërkoi t’i flisja për situatën. Kur mbas pak kohe (punë 3-4 minutash) shkuam në kodrën që dominonte tërë pamjen e fontanës, zbriti nga makina dhe e pa me vëmëndje situatën. Unë fillova shpjegimet teknike në mënyrë të përmbledhur se si ishte situata dhe ç’po bënim për më tej. Ai vetëm dëgjonte dhe nuk më ndërpreu duke ndjekur me vëmendje situatën konkrete dhe njerëzit që dukeshin që vazhdonin punën afër grykës së pusit; ishte shumë i shqetësuar dhe midis të tjerash tha: ‘ky është një eveniment që ka ndodhur nga forca të pakontrolluara, fontana të tilla kemi pasur dhe i kemi mbyllu , edhe fontanën e Cakranin -12 këtu në Cakran, që ju gabimisht nuk i thoni Drenovë sepse këtu nuk jemi në Cakran, e mbyllët shpejt. Duhet të ruajmë njerëzit nga rreziqet se po shof se ata janë në kushte lufte…
Unë e ndjeja për detyrë që ta sqaronja saktësisht sidomos për gjërat kryesore sepse nuk diheshin si merrnin punët më tej. “Kjo shoku Mehmet -vazhdova unë, – teknikisht nuk është fontanë por grifon sepse gazi ka çarë armaturën metalike të pusit dhe ka dalë jashtë tyre, gjë që e vështirëson shumë zgjidhjen e problemit; në raste të tilla shumë shtete marrin për ndihmë kompani shumë të specializuara…”
“Lëri këto kompani Fatmir, më ka thënë Pali dhe Hekurani që Koli Mone është shumë optimist për mbylljen e kësaj fontane”, ma ktheu Kryeministri.
U kthyem. Mbasi bëri një takim të shkurtër ku diskutoi dhe idenë e tij të bërjes së tuneleve për t’iu afruar grykave të puseve në raste fontanimi.
Në këtë takim unë diskutova kundër kësaj ideje, gjë që me sa pashë Mehmet Shehut nuk i pëlqeu dhe u largua i mërzitur. Kjo dhe shkaktoi një takim tjetër më të të nesërmen mbas dreke, në shtëpinë e pritjes Fier që zgjati rreth dy orë dhe ku më tha që në fillim të takimit: “Dje mbas atij kundërshtimi për idenë time të tuneleve u mendova që nga Drenova e deri në Vlorë dhe konkludova se ti Shehu i vogël kishje të drejtë dhe jo unë”. Ky reagim më shkarkoi nga streset që më shoqëruan që nga koha që më lajmëruan se më të nesërmen në orën 17 më kërkonte Kryeministri për t’u takuar. Në këtë takim shumë të ngrohtë dhe informativ biseduam gjërë e gjatë për shumë probleme të industrisë së naftës në botë dhe në vendin tonë. Biseduam dhe në detaje rreth grifonit të pusit Cakran -37 si dhe i sqarova problemin se ku dallohet fontana nga grifoni etj.
Për shkakun e fontanimit të pa kontrolluar të pusit Cakran -37 janë bërë analiza, ekspertiza, dënime si dhe ka mendime të ndryshme. Sigurisht mendimi bazë është se shkaku kryesor është moszbatimi në nivelin e duhur të displinës tekniko-shkencore dhe organizative, gjatë kryerjes së operacioneve. Fakti që në këtë vendburim u shpuan shumë puse të tjerë dhe pa ndonjë problem serioz fontanimi, e vërteton më së miri se po të zbatohej disiplina tekniko-shkencore dhe disiplina e punës edhe në këtë pus, nuk do kishte një ndodhi të tillë e cila për shumë arsye të tjera u bë katastrofike.
Pse u bë katastrofike? Kjo është një pyetje të cilën do përpiqem që ta sqaroj në bazë të mendimit tim dhe eksperiencës që kam përjetuar në atë kohë të lidhur me këtë pus. Dihet, se teknologjia e shpimit është një proces shumë kompleks dhe mjaft i vështirë. Është fakt që shoqëria njerëzore ka shkuar në Hënë dhe po tenton të shkojë edhe më tëj në hapësirat pa fund. Ndërsa në drejtim të qendrës së planetit tonë Tokë, me gjithë përpjekjet dhe investimet kolosale që po bëjnë dy superfuqitë e Botës, në kuadrin e projektit MOHOL, nuk kanë arritur veç se 12 km thellë (për kuriozitet dhe fakt, duhet thënë se ne specialistët shqiptarë në tokën tonë, kemi arritur 6,7 km thellë) . Kjo tregon se sa e vështirë është teknologjia e shpimit të puseve në thellësitë e Tokës. Është gjykuar, në bazë të eksperiencës, se teknologjia e shpimit aktualisht ka arritur në raportet 49 % shkencë dhe 51 % art- apo eksperiencë. Nga këto pikëpamje, vetë teknologjia e shpimit ka një kuadër veprimesh që nëse nuk zbatohen të çon në katastrofë, një nga të cilat është dhe ajo e fontanës së pa kontrolluar të tipit Cakran-37.
Po të shohësh mendimet dhe veprimet konkrete të asaj kohe, del në pah se: ka mbizoëtruar vija e masave, i jepej përparësi mendimit novator pa e analizuar atë deri në detaje, i kushtohej kujdes mendimeve si: kursimi duhet të zërë një vënd të rëndësishëm, intelektualët janë shërbetorë të klasës punëtore etj. Sigurisht që çdo sistem mendimesh përbën një paradigmë e cila po të futi në kuadrin e saj, është vështirë që të dalësh. Një nga këto paradigma ishte se : “njeriu është mbi teknikën dhe jo e kundërta”. Një paradigmë e tillë, nuk mund të kundërshtohet teorikisht, por kur vjen puna në zbatimin praktik, mund të gjënden shumë momente që të çojnë në rreziqe të mëdha dhe dëmprurëse. Më lart thashë se fakti që në këtë vëndurim u shpuan shumë puse pa ndonjë incident të tipit Cakran-37, tregon se faktori njeri është shumë i rëndësishëm dhe nuk mund ta kundërshtosh mendimin se kujdesi dhe zbatimi i disiplinës tekniko-shkencore dhe organizative deçizon në mbarëvajtjen e punës.
Por, po të shohwsh me hollësi, disa ngjarje që u kombinuan në pragun e fontanës së hapur të pusit Cakran -37 del se: pusi vazhdonte shpimin në formacionet gaskondesat mbajtëse me presion të lartë gjë që tashmë ishte e njohur, në një gjëndje tepër të pa sigurtë. Ishte ulur vetëm seksioni i poshtëm i kolonës së shfrytëzimit 7 5/8’ teksa kollona teknike 10 ¾’, që mbulonte seksionin e sipërm dhe më delikatin e pusit, nga gryka deri në thellësinë rreth 1700m (në të cilën ishte vendosur preventori) ishte e konsumuar dhe e pa sigurtë në mbajtjen e presioneve të larta të rendit mbi 300 atm, në se do të ndodhte ajo që ndodhi -fontanë e pakontrolluar. E si mund t’i besosh mbajtjen e një presioni të tillë një kolone që ka punuar disa muaj në kushtet e veprimeve mekanike të instrumentave të shpimit dhe të abrazivitetit të lëngut larës etj. Në këtë pikëpamje ka qënë obligative që shpimi në gëlqerorët që tashmë diheshin se ishin gazmbajtës dhe me presione të larta, nuk duhej vazhduar pa kompletuar dhe çimentuar kolonën e shfrytëzimit deri në grykw dhe atje të ishin instaluar pajisjet e sigurisë së pusit (preventorët). Veç kësaj, duhet thënë se Pusi Cakran -37 ishte një pus shfrytëzimi dhe nga dokumentet del se edhe projekt- thellësia e tij, është shtuar gjatë procesit të shpimit, nga 3300 m që ka qënë projekti fillestar në 3822 m; pra rreth gjysëm kilometwr më thellë. Ndërsa pusi ka fontanuar në thellësinë 3444 m dmth 144 m më thellë se sa ka qënë projekti gjeologjik fillestar i pusit të cilin brigada e shpimit e ka realizuar dhe tejkaluar pa incidente. Këtu mund të thuhet se vetë autori kryesor i projektit gjeologjik, ka patur idenë që vendburimi i Cakranit ka një brez nafte në fund (midis ujit dhe gazokondesatit) dhe si rrjedhim puset në Cakran duheshin shpuar deri afër kontaktit të ujit në mënyrë që të shfrytëzohej ky brez nafte që sidoqoftë ishte hipotetik. Një gjë e tillë krijonte shumë probleme, si në kostot e shpimit ashtu dhe në rritjen e riskut të kryrjes së proceseve të shpimit sepse gjatë shpimit do ekspozohej një prerje e madhe gasmbajtëse me rreziqe të mëdha fontanimi. Në fakt gjatë fontanimit të lirë të pusit Cakran -37, as që nuk u vrejt konimi i n’do një sasie nafte i brezit hipotetik , që me depresionet që krijoi pusi, kjo naftë sipas mendimit tim dhe specialistëv e të tjerë , duhet të kish ardhur në fundin e pusit e deri në sipërfaqe dhe do vërtetohej hipoteza që u hodh. Kjo gjë as që u vërtetua gjatë fontanimit të hapur e të çfrenuar të këtij pusi. Këtë çështje e kamë diskutuar disa herë me Dr. Xhaçkën i cili pa ndo një argument shkencor ngulte këmbë tek kjo hipotezë. Për të vërtetuar këtë hipotezë u projektua edhe një pus i thellë në strukturën e Cakranit duke instaluar këtu sondën më të thellë që u importua në atë kohë nga Rumania ( me sa më kujtohet në pusin Cakrani-29) . Por ky pus nuk vajti në objektin e projektuar ( dhe nuk mbajmë mënd n’do një kërkesë këmbëngulse nga shërbimi gjeologjikë që pusi të shkonte në projekt për të kapur edhe brezin e naftës që prognozohej); pusi sa kapi gëlqerorët, u vu në shfrytëzim dhe sonda u demontua dhe shkoi dhe filloi dhe mbaroi pusin më të thellë që u shpua në vëndin tonë -Ardënica -18 me thellësi të arritur 6700m. Një moment tjetër që vlenë të diskutohet është dhe fakti se para se të ndodhte fontana, u bënë disa ndryshime në strukturën organizative të brigadës, duke detyruar largimin e disa personave të rëndësishëm të brigadës në zbore dhe kurse ushtarake ( sepse ishte parrulla: mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat) . Po në këtë kohë , Komisariati i Posaçëm i Naftës, për të forcuar disiplinën teknike dhe organizative në brigadë, emëroi si komisar pusi një inxhinier nga më të mirët në fushën e teknologjisë së shpimit dhe autor i projektit të shpimit .Në këtë kohë, Komisarjati duke qënë i ndërgjegjshëm se disiplina tekniko-shkencore dhe organizative në brigadat e shpimit ishte në nivele të ulta ,emëroi po thuja se në çdo brigadë shpimi në zonën e Cakranit , nga një komisar -specialist nga më të mirët . Ksisojë, fontana e pa kontrolluar e pusit Cakran-37 u parapri nga një sërë ngjarjesh që kanë të bëjnë me shtesa projekti të rendit kilometrik nga ana e shërbimit gjeologjik , me thyerje të rregullave teknike në drejtim të përforcimit e të armatimit të tërë trungut të pusit me kollonë të freskët dhe të pa dëmtuar para se të vazhdonte shpimi në shtresën produktive, me lëvizjet e personelit të brigatës duke hequr më të familjarizuarit dhe duke prurë të rinjë që nuk ishin shumë të familjarizuar me problemet komplekse teknologjike të pusit.etj .Po ashtu nuk mund të lë pa përmëndur idenë që u hodh pa n’do një argument teknik se midis gazo kondesatit dhe ujit ishte një brez nafte gjë që promovoi thellimin e pusve dhe shtesa projekti deri në këtë brez nafte, një nga të cilët është dhe shtesa disa qindar metërshe e projektit të pusit Cakran-37 . Këtu mund të futet dhe një vrejtje që është bërë nga disa naftëtar që në aktivitetin e shpimit në strukturën e Cakranit nuk duhej të futej Ndërmarja e shpim-shfrytëzimit e cila konsiderohej pa eksperiencë , gjë që e hodhi poshtë praktika e shëpimit se shumë nga brigadat e shpimt të kësaj ndërmarje i shpuan puset në kët ëstrukturë me sukses të plotë.
Me gjithëatë, edhe në gjithë praktikën botërore të shpimit ka pasur dhe vazhdon të ketë fontanatë hapura të naftës , gazit dhe ujit veç e veç por dhe n’do një here edhe së bashku . Ato kanë të bëjnë me shkallën e ultë të njohjes së formacioneve që shpohen dhe fluideve që ato përmbajë si dhe tëgjëndjes termo-barike të tyre . Në më të shumtën e rasteve , lidhen me mos zbatimin e përpiktë të disiplinës tekniko-teknologjike dhe organizative, gjë që vjen , nga mungesa e ekperiencës apo dhe nga neglizhenca e punonjsëve . Fontana e parë në vëndin tonë ndodhi në pusin 542 në Marinëz në vitin 1957 e cila shënoi dhe zbulimin e vëndburimit më të madh naftë- mbajtës në vëndin tonë, madje dhe në përmasa Europiane. Kjo fontanë u menexhua tërësisht nga specialistët sovjetik ( një nga të cilët dhe më i dëgjuari ishte Tkaçenko) dhe që u bë një shkollë e madhe për ne shqiptarët . Kjo eksperiencë shërbeu për menexhimin e fontanave të gazit e të naftës të më vonshëme që ndodhën në industrinë tonë të naftës. Fontana të hapura dhe të pa kontrolluara , nuk kanë ndodhur vetëm në vëndin tone , por u kanë ndodhur edhe kompanive të tjera, madje edhe më prestigjoze në Botë një nga të cilat ishte ajo qëi ndodhi një nga të ashtuquajturave ‘shtatë motrave më të mëdha të industrisë së naftës të Botës’ – BP ; në projektin Macondo në gjirin e Meksikës më 20 Prill të vitit 2010 dmth rreth 30 vjet me vone se fontana e pusit Cakran-37.
**Një fontanë e pa kontrolluar në det e shoqëruar me zjarr masiv.
—–
Fontana e pusit Cakran -37, ishte i një përmase botërore. Ajo,kamë bindjen e plotë, që mund të parandalohesh dhe ka pasur mundësi të parandalohesh ashtu siç u parandaluan me sukses edhe në rastet me mangësi tekniko-shkencore edhe në shumë puse të tjerë që u shpuan me sukses në këtë strukturë shumë interesante për ekonominë tonë . Por katastrofa që nuk u lejua që të ndodhte që në pusin Cakran -12 në saje të masave që u morën, pavarsisht mendimit që të mos ulesh kollona e shfrytëzimit në tavanin e gëlqerorëve, nuk u aplikua këtu në pusin Cakran -37 , gjë që u bazua në inisjativën revolucionare që promovonte veprime që të shpoheshin puset shpejt dhe të rrisin prodhimin e gazit dhe kondensatit nga vëndburimi i Cakranit në një kohë sa më të shpejtë . Edhe në pusin Cakran -37 mendojmë se fontana siç edhe ndodhi , për arsye të gabimeve ( fajeve) njërëzore siç u argumentua në ekspertizat e kohës ( dhe fajin kryesor e lidhën me komisarit të pusit që sa po vajti ) , në se do ishte kompletuar kollona e shfrytëzimit deri në grykë , nuk do kishte pasojat katastrofike siç pati, por do mënjanohej brenda një kohe të shkurtër dhe nuk do kish dënime siç dhe nuk pati në pusin Cakranin -12. Është fakt që në këtë vëndburim u shpuan puse pa fontan edhe me konstruksione të thejeshtuara edhe me modelin e pusit Cakran-37, duke mos e kompletuar kollonën e shfrytëzimit deri në grykë, që atije të vendosesh preventori dhe gjithë paisjet e grykës dhe në se ndodhte fontana ishte plotësisht e sigurt që të mbyllej, e pusi të vihej në shfrytëzim , gjë që e vërtetoi dhe pusi Cakran-12. Por , në praktikë si rregull duhet marrë parasyshë edhe gabimi njërëzor dhe mos kujdesi apo neglizhenca njërëzore (që gjithëmon do menduar se është present tek çdo njeri ) . Në se kollona e shfrytëzimit do ishte e kompletuar deri në grykë dhe çimentuar sipas rregullave dhe atije të ishin vendosur paisjet e grykës së pusit , situate në pusin Cakran-37 do ishte pa tjetër e garantuar dhe fontana që ndodhi për gabime ( faje) njërëzore ,do ishte mënjanuar me dëme njërëzore dhe materiale si dhe ekonomiko-financiare shumë herë më të ulta , ashtu siç u mënjanua në pusin Cakran-12. Ksisojë nuk do kish ( siç pati) dënime dhe burgime të specialistëve si dhe probleme të tjera sociale dhe shoqërore. Fontana e hapur dhe e pa kontrolluar e pusit Cakran -37 e cila çoi në humbjne e jetëvë njërëzore , në humbje kolosale materiale dhe në humbjen e një rezerve shumë të madhe gazi dhe kondensati duke i shkaktuar ekonomisë së vëndit humbje të jashtzakonshëme, dhe dëme ekologjike të jashtzakonshëme , mendoj se ishte nje ngjarje që lindi në kontekstin e asajë kohe . Kjo kohë , mund të karakterizohet nga një rënije e përgjithëshëme e ekonomisë dhe e besimit tek zhvillimi ekonomik i vëndit , ku mbivlerësohej roli i njeriut revolucionar dhe nënëvlerësohej roli i bazës material-teknike duke promovuar në forma të ndryshëme abuzime në respektimin e disiplinës tekniko-shkenciore dhe organizative , duke pranuar propozime që të thjeshoheshin konstruksinet e pusve dhe të shpejtohej koha e shpimit dhe dorzimit të puseve , si dhe u përhap mendimi : ‘Ju bëni sikur më paguani , ne bëjëmë sikur punojmë’ etj gjë që uli interesin dhe disiplinën e punës. Pikërisht , turrni i natës i kësaj brigade,para se të ndodhte fontana , edhe kur pusi ishte në një gjëndje që në terminologjinë e teknologjisë sëshpimit quhet : ‚pragu i fontanimit‘ me humbje qarkullimi dhe me nivel hidrostatik të pa stabilizuar deri në grykë, me preventor jashtë gadishmërisë teknike etj – e la punën në mes , në mënyrë krejt të pa lejuar ligjërisht dhe moralisht dhe ikën e fjetën gjumë. Përsa i përket Komisarit të pusit e them me bindje se ishte një specialist cilsor dhe me shumë eksperiencë ; e kamë shokë dhe mikë shumë të vjetër dhe bashkëpuntor dhe ja di mirë nivelin shkencor ( gjë që më hidhëroi shumë ngjarja kur ndodhi dhe në lidhje me këtë ngjarje edhe unë kamë pasur problemet e mija jo të lehta në atë kohë dhe më vonë ) . Në këtë kuadër , do i përmbahem thënies : ‘ e kamë mik Sokratin por më mik kamë të vërtetën siç e ndjejë’ Mendoj se edhe sikur të mos ishte në kuadrin e emrimit si komisar , por vetëm specialist i nivelit të tijë , pjestar i Sektorit Shkencor të Shpimit që kishte bërë dhe projektin teknologjik të pusit , që i dinte mirë dhe kuptonte po ashtu mire: gjëndjen reale të konstruksionit të pusit ku kollona në të cilën ishte mbështetur preventori ishte teknikisht e pa aftë të mbante presionin e shtresës që dihesh sa ishte , i kuptonte mirë situatat e ekujlibrit shtresë- pus dhe pasojat që mund të ndodhnin në se prishesh ky ekujlibër dhe pusi fontanonte, po të kish treguar një vëmëndje të zakonshëme ( nuk themi të veçantë) sikur dhe turrnin mos ta linte të flinte por të punonte bashkë me ta, për ta mbajtur pusin të mbushur , nuk do ndodhte fontana e cila siç e thamë , po të ndodhte -ashtu siç ndodhi, do ishte ashtu siç dhe u bë , një katastrofë . Ai në radhë të parë e mbi të gjitha e kish detyrë funksionale si projektues dhe punonjës i një sektori shkencor me kompetenca të plota që të parandalonte ngjarjet dëmëprurëse në çdo pus shpimi aktiv dhe jo më të pusit Cakran 37 në të cilin u caktua nga një organ i lartë shtetëror . Ai pikërisht për këtë detyrë u caktua dhe nuk ka lidhje me atë që thuhet se Komisarjati nuk i kish dhënë detyrat e qarta ( ai, jamë i bindur se , është edhe vetë i bindur , se i ka pasur më të qarta detyrat se sa vetë Komisarjati ,sepse ishte specialist i nivelit të lartë dhe me eksperiencë qoftë dhe për fontanat e hapura ) . Gjithëashtu Komisarët e puseve u caktuanë me qëllim që në situatën e mungesave të theksuara materiale të ngrinin në një nivel më të lartë rolin e punonjsëve në kuadrin e thënies se njeriu është mbi gjithëçka dhe fatet e luftës i vendos ushtari dhe jo arma. Jo Komisarjati që për këtë u organizua , por të gjithë e dinin dhe ishin të ndërgjegjshëm se disiplina tekniko-shkencore dhe proletare siç quhej atëhere , në atë kohë , ishte në një nivel shumë të ultë. Mendoj se nuk qëndronë edhe ajo që thuhet se Komisarjati nuk i dha komisarit , emërimin zyrtare ( me shkresë) kur dihet se në atë kohë ( edhe kurdoherë ) , emërimet bëheshin me gojë dhe shkresat zyrtare ndiqnin rrugën e duhur. Me këto që thashë , nuk them dhe nuk mund ta argumentoi që ai mbanë përgjegjësinë që mbajti dhe i takonë dënimin që ju dha , sepse siç e speguam dhe mendojmë se , shkaku i fontanës është totalisht thyerja e displinës së punës , ndërsa përgjegjësia për ndodhjen e grifonit mendojmë se është shumë kolektive dhe komplekse madje e ngritur ne sistem duke filluar nga grupi i projektimit gjeologo-teknik , turni dhe brigada , zona dhe punonjsit e sajë , ndërmarja e shpim shfrytëzimit , reparti i avaro-shpëtusave dhe i parandalimit të fontanave , drejtoria përkatëse qëndërore ( në këtë rast Drejtoria e Nxjerrjes) , repartet ushtarake që morën në një kohë delikate personelin e brigatës në zbor , Ministria , Komisarjati etj. Këtë gjë duhet ta bënte ekspertiza , mund ta ketë bërë , dhe nuk mund të them se deri në ç’nivel e ka bërë . Fakti që komisari ishte i vetëmi që u dënua shumë rëndë për këtë ngjarje katastrofike , mendojmë se tregon se nuk është argumentuar mirë përgjegjesia reale . Madje dhe dënimi i komisarit mendoj se ka të bëjë me konceptimin politikë dhe ekonomiko-financiar të ngjarjes , se sa me konceptimin tekniko-shkencor dhe organizativë të sajë . Për mos parandalimin e fontanës mendojmë se ka përgjegjësi konkrete në një shkallë të caktuar nga brigada , sidomos turni por edhe nga komisari ; ndërsa për masat e e munguara e të pa përgatitura që fontana mbasi ndodhi të ishte mbyllur siç u mbyll edhe në Cakran-12 dhe që nuk pati ndo një pasojë të madhe në dënime por edhe ekonomike , mendojmë që është një përgjegjësi shumë komplekse që nuk lidhet vetëm me brigadën e shpimit ( turnin) qoftë dhe me komisarin si i tillë .
Si koncept i pergjithshëm është që në procesin teknologjik të shpimit , fontanat edhe mund të ndodhin për arsye nga më të ndryeshëmet qoftë dhe gabime njërëzore ; por masat paraprake teknike dhe shkencore duhet të jenë të atilla që fontana edhe mbasi ndodh të ketë të gjitha mundësit që të mbyllet dhe mos të arrijë të ketë situatë katastrofike . Me gjithëatë edhe në rastet kur për arsye të jashtzakonshëme mundësitë për ta menexhuar fontanën nga gryka e pusit që fontanon janë të ezauruara , teknologjia e shpimit ka një opsion tjetër që : nëpërmjet puseve special të orientuar , krijonë mundësi që fontana të mbytet duke vepruar nga fundi i pusit që fontanon .Sigurisht që ky opsion , është shumë i vështirë dhe kostoz .Për këtë opsion ,në atë kohë, u diskutua nevoja për marrjen e ndihmës nga kompani të huaja më të specializuara . Por , siç dihet në atë kohë ,vëndi po shkonte drjtë një izolimi të plotë, gjë që e bënte të pa mundur me Kushtetutë, marrjen e ndihmës nga kompani të huaja më të specializuara ( më kompetentja ishte amerikane) për kryerjen e operacioneve që mund të zgjidhnin problemet në kushte të tilla të fontanave (grifonimi ) të hapura shumë të komplikuara siç ishte Cakrani-37 . Nevoja që kish situata për të kërkuar ndihmë të specializuar nga jashtë , u shfaq edhe kundrejt autoriteteve më të larta të shtetit, por ajo u refuzua prej tyre për arsye politike.
Kjo detyroi që një opsion të tillë ta aplikonim me mundësit dhe forcat tona duke projektuar dhe shpuar një pus special të orientuar : Cakrani 37/b ku punuan me shumë kujdes gjithë brigada e shpimit si dhe inxhinerët e shpimit si Prof.Dr.Bahri Shanaj, Ing Novrus Limaj , etj. . Një ndërmarje e tillë me gjithë se u relizua nuk dha rezultat konkret gjë që mendojmë se ka të bëjë me shkallën e ultë të prçizionit që u arrit për të afrur trungjet e dy puseve në një distancë të tillë që të komunikonin me njëri tjetrin( teorikisht duhet që trungjet e dy puseve të kishte një afrim për rreth 1-1,5 m) në një thellësi sa më të madhe -mundësisht në fund të pusit që fontanonte . Kjo gjë ishte katërcipërisht e lidhur edhe me shkallën e sigurisë për saktësinë e të dhënave gjeometrike që disponoheshin për trungun e pusit Cakran -37 si dhe shkallën e saktësisë dhe të vërtetësisë të të dhënave që mrrnim gjatë matjeve në procesin e thellimit në pusin special . Fakti që në pusin special të orientuar , Cakran -37/b u pompuan me miliona m3 uji që meresh nga Vjosa me një tubacion kapacitiv dhe nuk pati as një efekt në mbylljen apo të paktën zvogëlimin edebitit të fontanës, tregon se pusi i devijuar Cakran 37/b nuk mundi ta realizoi atë që pritesh. Gjithëashtu , kemi bindjen se edhe kompanitë e tjera të specializuara të botës , po të pranoheshin që të vinin ashtu dhe siç ndërhymë, do e kishin të vështirë deri të pa mundur që të merrnin përsipër likudimin e fontanës së pusit Cakran-37 sepse nuk kishte të dhëna të sigurta për gjeometrinë tredimensionale të trugut të pusit që fontanonte dmth te Cakranit -37 . Për këtë fontanë në kushtet komplekse që ishte duhet përdorur shprehja : parandalimi ishte i mundur dhe këtë e tregoi praktika konkrete e shpimit të puseve në këtë zonë , likujdimi ishte deri i pa mundur siç e tregoi fakti .
Sigurisht që nga ana jonë , u punua shumë, u pastrua sheshi i sondës që u dogj , u bë një tynel dhe nëpërmjet tijë u mendua të lidheshim me kollonën dhe atije të bëheshin injektime të solucioneve shumë të rënda , u provua mbytja dinamike duke pompuar lëngje shumë të rënda nga lartësia e një kodre në mënyrë që të shfrytëzoheshin efektet inerciale të shtyllave të lëngjeve shumë të rënda për mbytjen e pusit etj, por pa rezultat . Duhet thënë se këtu u punua me shumë sakrifica që nga puntori më i thjeshtë e deri tek kuadrot drejtuese , specialistët më të mirë të vëndit si dhe edhe kuadrove të nivelit më të lartë të shtetit .Punohesh pa as një ndalesë , në një ambient jasht ç’do standarti, me gaze H2S dhe oksid karboni CO2 shumë herë më i madh se norma , që na sëmurte sytë, në kushtet e një temperatyre të lartë ( se kishte flakë gjigande të përqëndruar e të përhapur-grifone ) dhe zhurmave të jashtëzakonshëme që ne që punonim shpesh shurdhoheshim kur punonim në afërsi të grykës që fontanonte ku kishte një zhurmë supersonike .Punohesh gjithë kohën nënë efektin e vazhdueshëm ‘lagës’ të kondesatit kancerogjen , gjë që e trgon dhe fotua e bashkangjitur , ku mungonin dhe dushet për tu larë nga kondensati para se të merrje një sy gjumë. Në këto kushte; nga më të vështirat e punës së njeriut , teksa kompanitë që punuan për mbylljen e fontanave të puseve të naftës ( në zgidhjen e problemeve shumë herë më të lëhta se Cakrani -37) në Kuvajt , që u dëmtuan nga operacionet luftarake të sulmeve amerikane , merrni rreth gjysem deri në një milion dollar në ditë, për veprimet që bënin për mbylljen e fontanave ; specialistët dhe kuadrot tona gjatë punës që bënin , merrnin rreth 100 dollarë në muaj . Mendoj se do të ishim me fat që zbulimi i gazo-kondesatit të kësaj strukture gjigande të ishte realizuar në kohra më të favorshëme dhe më të sigurta për ekonominë e vëndit . Me fontanën e pa kontrolluar të Cakranit -37 e cila zgjati rreth tre vjet , humbëm një pasuri shumë të madhe dhe shumë të nevojshëme për ekonominë. Kamë bindjen dhe besimin se vëndi ka edhe të tjera vëndburime të mëdha nafte dhe gazi të cilat do gjetur e do shfrytëzuar një nga të cilat është gjetur para 30 vjetëve , dhe është vëndburimi i gazo-kondesatit të Delvinës i cili mendohet nga specialistët gjeolog se është më i madh se Cakrani . Megjithë fontanën e pa kontrolluar, kemi mendimin se vëndburimi i Cakranit akoma është një vëndburim me rëndësi industriale.











