Sapo më njoftuan nga Shkupi, se Juria profesionale e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit Burimor, Shkup 2021, ku për tri net u paraqitën grupe nga Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Greqia, Turqia etj., vlerëson:
- me Çmim të Parë – Ansamblin “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, Vlorë, Albania;
- Për interpretim virtuoz të këngës më autentike (ninulla “Thëllëzo, të keqen nëna!”) – Shpresa Celaj Kapo (Shpresa Kapo Çelaj);
- Mirënjohje “10 Shqiponjat e Tërbaçit” nga Drejtoria e Festivalit Ndërkombëtar e Folklorit Burimor Rashçe, Saraj – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, me drejtor të Festivalit z. Ylber Idrizi
Shqiponjat e Tërbaçit e meritojnë ta festojmë së shpejti këtë sukses të madh edhe në kuadër të 5-vjetorit të riformimit të Grupit!
I paça si malet e rrofshin sa rrojnë shqiponjat e qiellit!
Mirënjohje me shpirt për z. Bebi Dobi për përzgjedhjen e Grupit tonë në këtë festival, si dhe për vëmendjen dhe mbështetjen aq dashamirëse në vijueshmëri.