Dy fjalë për Tanin, që nuk do doja t’i shkruaja kurrë
Lajmi për humbjen e Tanit ishte tronditës për të gjithë ne… ende i pabesueshëm për Vjollcën, për mua, Mozën, babin….
Dhimbja është shumë e madhe kur ikën një mik i mirë, një baba, një profesionist i fjalës dhe dëshmisë së lirë. Por Tani për ne ishte më shumë se një mik… ai ishte “vëllai i madh i Vjollcës”, ndanin bashkë jo vetëm ngjarjet e lajmet, por cdo histori, cdo moment, cdo problem apo sekret… ai ishte ndër të vetmit njerëz që ajo mund të konfidonte…. Sa shumë ditë në shtëpinë tonë, ashtu i qetë e me humor të hollë.
Shumë herë mendova të shkruaja sot këto rreshta, por dora nuk bindej… kujtimet vinin në mendje një nga një … duke përcuar dhumbjen e humbjes e një njeriu të afërm të dashur…. pa protagonizëm, i mençur në heshtje, ashtu siç dije të ishe ti, Artian Tepelena.
Kur ikën nga kjo jetë një gazetar ose gazetare, zëri i kritikës dhe i të vërtetës në shoqëri, dalëngadalë fillon e shuhet..
Rezistenca për të përcjellë lajme realiste në kohët e vështira të 97, beteja me mjetet e harresës së qëllimtë zyrtare, për të zbardhur krimet e komunizmit permes intervistave dhe dokumentarëve, janë një kontribut i jashtëzakonshëm për gazetarinë dhe opinionin publik.
Tani, do na mungosh 🥲🥲