Lumturia gjendet ne gjera te vogla , te cilat mund ti ngjyrosesh me dashuri dhe te krijosh nje mbreteri.
Te japesh pa pritur asgje ne kthim eshte nje sfide e perditshme ku jo gjithmone do fitosh, pasi koha e kotesise se kotesive ka buajtuar ne realitetet tona ne kohe shkuar, dhe eshte sfiduese te qendrosh TI ,ashtu pastertisht para shpirtit qe sido te ju duket vetja para pasqyres, shpirti e njeh veten e vertete.
Atyre qe moren gersheren dhe ua prene endrrat se ishin te vegjel, se nuk ishin TI si TI . Ata prene ne kohen e duhur, krasiten pa e ditur. Nderkohe lulezo . Se TI je TI . Je vete endrra . Ajo me ngjyra me diell me gurgullima gezimi ne baze muzikore . Duaji ata, se ata kane me shume nevoje per dashuri. Ndersa TI ji TI . Je vete pranvera!
Atyre qe ishin aty per TY si ai udhetari qe ecen ne debore dhe ta ben udhen me te lehte ne hapat e tij, tregoji per netët me yje dhe largoja trishtimin nese ditet e veshtira vijne . Te gjithe kemi njerez te tille , dhe dite me debore e diell, e yje, e shi . Ti ji Ti.
Shkriji ngricat beji lule shumengjyreshe rruget dhe beso se ditet sjellin nate dhe netet, dite. Per udhetarin rrugerrefyes dhe TY .
Edhe kur dita te jete me e lumtura si shume te tilla qe na presin, e di cfare … thjesht jetoje! Nuk na ka dhene njeri “detyra shtepie per te kryer ne jete”. Vete Zoti tha jeni te lire te zgjidhni, uroj te zgjidhni Dashurine ne Liri . Pra jeto per ate qe je TI . Dhe mos harro nuk je rastesisht ne kete bote ! Gjerat e jashtezakonshme ndodhin nese beson !
Edhe nese vete -veten dorezove symbyllurazi dhe besove . U pengove ?! Pune e madhe. Je me i fuqishem si njeri ku jep dashuri se ai qe mori . Rri i fuqishem . Jep serish ! Pengohu perseri. Jep serish. Se TI je TI .
Do gezohem nese TY te erdhen keto fjale aq sa neser te maresh tere forcen qe te kthesh veten tek vetja dhe te ndriçosh ashtu thjeshtesisht me gjerat e vogla te perditshme .