Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deklaratën e aktivistes Evi Kokalari, e cila tha në takimin e radhës s ëish-kryeministrit Sali Bersha në Durrës, se kryedemokratik Lulzim Basha e ka përjashtuar liderin historik të PD-së në këmbim të mbylljes së dosjes së lobingut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PD-ja, në reagimin zyrtar, bën me dije se do ta padisë për shpifje Kokalarin, pasi sipas tyre ka përsëritur para shëiptarëve shpifjen e kryeministrit Edi Rama dhe Taulant Balla për kryedemokratin Basha.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:
Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje. Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën.
E pranishme në ‘foltoren’ e Berishës, Kokalari tha praktikisht se Basha e ‘shiti’ ish-kreun e PD-së në këmbim të mbylljes së një dosjeje korrupsioni në SHBA. Sipas Kokalarit, pD-ja ka pagusr 750 mijë dollarë për lobing në SHBA, në shkelje ligjore dhe për ta mbyllur këtë dosje, është sakrifikuar Berisha.