Aktivistja ‘shpërthen’ ndaj Frrok Çupit: Jo çdo kokë e thinjur është medoemos e urtë!
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar ashpër në Facebook, ndaj analistit Frrok Çupi. Ky i fundit foli mbrëmjen e sotme në lidhje me vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Shqipëri dhe deklaroi se ajo erdhi me agjendë të qartë përçarëse. Ai e quajti skandal faktin se Osmani deklaroi se as nuk e kishte vënë re mungesën e kryeministrit Rama gjatë fjalës së saj.
Postimi i plotë i Casllit:
Ju dëgjova Frrok Çupi dhe mund të shkruaj gjatë, por po mjaftohem veç me dy fjali- Jo çdo kokë e thinjur është medoemos e urtë. Nuk thinjen veç flokët, por thinjet edhe ligësia. Post Scriptum- Ju jeni veçse një ligësi e thinjur. Elona Caslli.














