Të nderuar demokrate e demokratë,
Të nderuar bashkëqytetarët e mi,
Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë,
Sot kam vendosur të shpall kandidaturën time
për të marrë pjesë në garën e Tiranës.
E lindur dhe rritur në Tiranë, nga një familje e
thjeshtë por me tradita dhe parime morale,
prindërit e mi kanë ushqyer tek unë dashurinë
për Tiranën dhe identitetin e saj, vlerësimin për
historinë qindravjeçare të saj, si edhe vlerat e
larta për të qëndruar në krah gjithmonë të atyre,
që kanë nevojë dhe të pamundurve.
Lagja që unë kam lindur quhet M`halla e
dibranëve dhe kjo mbart një simbolikë
madhështore, ashtu si lagje të tjera ajo e
durrsakëve apo e çamëve, çka tregon se Tirana
është e madhe për të gjithë dhe se në Tiranën
tonë nuk ka vend për ndarje, si “i ardhur”, “malok”, “çeçen”, apo “shpellar”, gjë të cilën e kemi parë e
dëgjuar shpesh të artikuluar nga njeriu anti
Tiranë, Erion Veliaj.
Nuk besoj të ketë ndonjë qytetar të Tiranës dhe
të rrethinave, që të mos ketë provuar “Kafen e
Rremës”, të babait tim të ndjerë dhe të mos ketë
shijuar gatimet nga duart e arta të nënës time.
Me këtë lloj edukate kam ecur në jetë, duke
kaluar vështirësi të shumta, por edhe me arritje
të mëdha, ku do të veçoj dy fëmijët e mi të
mrekullueshëm.
Kam mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega
Financë në vitin 1987 dhe në 2010 Fakultetin e
Drejtësisë, Dega Juridik. Kam investuar në
rritjen time profesionale dhe sot disponoj 4
liçenca, atë të Avokatit, të Kontablit të Miratuar,
të Ekspertit Fiskal dhe të Ndërmjetësit.
Po kështu, kam ushtruar profesionin e
mësimdhënies në degët bazë të finances dhe ekonomisë për vitet 1998-2009.
Si grua, qytetare, nënë dhe gjyshe e di shumë
mirë se çfarë do të thotë të marrësh përsipër
sfida të tilla, aq më shumë kur përballëke një
pushtet, që ka deligjitimuar votën dhe garën, i
cili mbahet në këmbë nga bashkëpunimi me
mafian dhe krimin.
Por mua më pëlqen të sfidoj dhe të luftoj.
Më pëlqen të luftoj për atë që është e drejtë dhe
të fitoj.
Të gjithë jemi dëshmitarë të transformimit dhe
përçudnimit, që Kryetari i Bashkisë Veliaj, duke
ndjekur të njëjtën rrugë si ajo e shefit të tij Rama, në bashkëpunim me mafian e betonit, i
kanë bërë Tiranës.
Të gjithë e provojmë çdo ditë, se çfarë do të
thotë të qarkullosh në Tiranë apo të parkosh.
Edhe në rastet emergjente. Po kështu, të gjithë e shohim se hapësirat e gjelbra dhe terrenet sportive janë zëvendësuarme kullat shumëkatëshe, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse pastrim i produkteve të veprave penale.
Dhe nuk mbaron këtu.
E gjitha kjo me një ndikim në ajrin që thithim
çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës, ajër i mbushur
me pluhurin e betoniereve dhe zhurmën e tyre,
që kanë zëvendësuar edhe ninullat e nënave, duke ndikuar dhe ulur ndjeshëm cilësinë e jetës.
Të flasësh në vitin 2022 për mungesën e ujit dhe
të transportit publik në shërbim të qytetarëve e
bën Tiranën të krahasueshme me vendet e
pazhvilluara shumë larg Europës dhe aspak me
ato në mes të saj gjeografikisht.
Ka shumë gjëra, që mund të flasësh sot në lidhje
me shkatërrimin e Tiranës, por mbi të gjitha
mungesa e theksuar në respektimin e ligjit, si
edhe shkelja me vetëdije e tij si në rastin e Unazës së Re, e Bregut të Lumit, 5 Maji,
Laprakë, Paskuqan, Baldushk e gjetkë dhe që
kulmoi me shembjen e Teatrit Kombëtar. Këto
dëshmojnë për alternativën, që ka paraqitur
• Erion Veliaj dhe ata që i shërbejnë në gjithë
këta vite.
E gjitha kjo e ka zanafillën te një plan i
mirëmenduar dhe anti-Tiranë, ai i humbjes së
kujtesës, historisë, trashëgimisë kulturore dhe
identitetit kombëtar.
Ndiej dhimbje, tek eci në rrugët e Tiranës sime,
të Tiranës sonë dhe nuk gjej asnjë objekt t`ua
tregoj fëmijëve të mi sot dhe nesër, nipave apo
mbesave.
Ne e shohim çdo ditë, se Erion Veliaj dhe të
gjithë ata, që i shërbejnë, nuk ndalen.
Madje çdo ditë, aktet korruptive dhe veprat
penale, që konsumojnë, konkurojnë njëra –
tjetrën dhe jemi edhe në vështirësi kohore për t`i
denoncuar ato.
Por ne DUHET t`i ndalim.
Ne do t`i ndalim!
Vetëm bashkë ne i NDALIM, duke sjellë
ndryshimin.
Historia na ka ngarkuar një mision sa të
vështirë, aq edhe sublim për shpëtimin e Tiranës
nga armiku më i egër i saj në 110 vjet shtet
shqiptar, nga pushtuesi më i pamëshirshëm i saj,
Erion Veliaj.
Ndaj sot, më shumë se kurrë, duhet një
alternative serioze për shpëtimin e Tiranës, për
ta pastruar atë nga çibani Erion Veliaj dhe gjithë
çibanët e betonit shumëkatësh, që kanë mbirë
me firmën e tij nëpër Tiranë.
Ndaj sot unë jam përpara jush për t`ju dhënë një
alternativë jo vetëm fituese ndaj Erion Veliajt,
por edhe një alternativë shpëtimi për Tiranën
tonë.
Veliaj mundet.
Unë me mbështetjen Tuaj do t`ja dal.
Ne do ja dalim.
Unë dhe gjithë Qëndrestarët e Aleancës për
Mbrojtjen e Teatrit e kemi dëshmuar këtë, duke
u bërë pengesë serioze për fillimin e punimeve
• të ndërtimit të teatrit të ri korruptiv dhe duke
kontribuar në fitoren e arritur në Gjykatën
Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit
Kombëtar.
Tirana fitohet me frymë.
Tirana fitohet me parime.
Tirana fitohet me integritet.
Tirana fitohet duke mos bërë kompromis në
kurriz të asaj, që beson.
Unë besoj fort, se me mbështetjen Tuaj, do ta
fitojmë Tiranën.
Do t`ua kthejmë Tiranën qytetarëve të saj.
Kam dhënë prova, se jo vetëm më pëlqejnë
sfidat, por në garë futem për të fituar.
Dhe gjithmonë i kam fituar garat, sepse gjërat i
çoj deri në fund.
Me jepni votëbesimin tuaj dhe unë do t`jua
shpërblej me kontribut në favor të Tiranës, por edhe me shërbim të përkushtuar ndaj qytetarëve
të Tiranës.
T`i kthejmë Tiranës oksigjenin, jetën, Kinematë,
Teatrot, Cirkun, Teatrin e Kukullave dhe çdo
vlerë të saj që shërben si frymëzim për të
ardhmen.
T`i kthejmë Tiranës sonë madhështinë e Klubit
Sportiv Tirona, ku kam kaluar dhe një pjesë të
mirë të jetës time.
Unë sot nuk dua të jap shumë premtime, por e
sigurtë është se do luftoj fort, për ta bërë realitet,
që Teatri Kombëtar të rindërtohet Aty Dhe
Ashtu Siç Ishte dhe se personat përgjegjës, për
të cilët kam depozituar kallëzime penale, nga
Erion Veliaj dhe gjithë zyrtarët e tjerë, do të
shkojnë para drejtësisë.
Unë ju siguroj ju, se tre vendimet e para që do të
marr, nëse marr votëbesimin tuaj, janë:
- Propozimin e ligjit për referendumin
lokal, ku për çdo punë publike dhe për
• interes publik, në çdo rrugicë apo lagje,
vendimin do ta marrin nëpërmjet votës
qytetarët e Tiranës. - Shembjen e të gjithë kullave, që janë
ndërtuar mbi objekte të trashëgimisë
kulturore dhe në zonat historike, dërgimin
para drejtësisë tëErion Veliajt dhe të gjithë
zyrtarëve të tjerëtë implikuar në këto vepra
korruptive, si edhe shpërblimin e dëmit ndaj
Buxhetit të Shtetit si përgjegjësi personale e
çdo zyrtari në fjalë. - Anullimin e projekteve korruptive nga
zona e Laprakës, Paskuqan, 5 Maji, Babrru e
më gjerë, si edhe fillimin e procedurave për
shpërblimin e drejtë në respektim të
Kushtetutës të personave, që në mënyrë
antiligjore u është prishur objekti,
megjithëse kanë qënë në proces legalizimi.
Prandaj them se Tirana fitohet me punë dhe përkushtim.
Me përgjegjësi dhe transparencë.
Me energji dhe dinjitet.
Tirana do shumë punë, për tu kthyer në identitet.
Tirana do shumë punë, për t’u bërë sërish
“Zonjë”.
Kush më mirë se një grua, si amvisë e mirë, e
bën dot këtë.
Motoja ime do të jetë: “Zhvillimi i Tiranës
kalon nga historia, identiteti dhe trashëgimia
kulturore e saj”.
Më jepni besimin tuaj dhe unë do të vazhdoj të
jem një nga ju.
Do vazhdoj të jem në krahun tuaj për çdo
nevojë.
Do vazhdoj të jem në mbrojtje të interesave tuaja legjitime.
Do vazhdoj të jem në krah të njerëzve në
nevojë, në fatkeqësi personale ashtu si edhe në
fatkeqësi natyrore, siç ishte rasti i tërmetit të 26
nëntorit të vitit 2019, kur bashkë me
Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
bëmë atë, që nuk e bëri pushteti me gjithë
strukturat e tij financiare, logjistike dhe
mediatike.
Do vazhdoj të ndihmoj qeniet e pafajshme me 4
këmbë, të cilat, ndryshe nga unë dhe shumë kafshëdashës të tjerë, Erion Veliaj i vret me qëllimin për të vjedhur dhe abuzuar edhe me fondet e tyre, fakt për të cilin unë jam në një
proces penal në Gjykatën e Lartë.
Do vazhdoj të jem në krah të çdo proteste dhe të
çdo protestuesi, bazuar në të drejtat legjitime
kushtetuese.
Do vazhdoj të jem në krah të çdo protestuesi, i
cili dhunohet nga Policia e Shtetit, e vënë e tëra
në shërbim të pushtetit, ashtu siç është rasti i
kallëzimit penal, që kam bërë kundër Ministrit
të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë dhe gjithë zyrtarëve të lartë të policisë,
të implikuar në dhunën ndaj protestuesve në datat 9, 10 dhe 11 mars 2022, për të cilat jam në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar.
Do vazhdoj të jem ballë për ballë me të keqen,
që e ka zënë Tiranën tonë.
Do vazhdoj të mbroj çdo vlerë që përfaqëson
historinë, identitetin kombëtar dhe trashëgiminë
kulturore nga Sahati, Parlamenti i Parë Shqiptar,
Radio Tirana, Sarajet e deri te Butrinti,
Amfiteatri apo Porti i Durrësit.
Do vazhdoj të luftoj fort për pastrimin e Tiranës
sonë nga pisllëku “Erion Veliaj” dhe gjithë
shërbëtorët e tij.
Të dashur miq,
Të dashur demokratë dhe demokrate,
Të dashur bashkëqytetarë,
Duke u uruar suksese në garë miqve të mi
demokratë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe
Gert Bogdani, e bindur se nga procesi i
primareve nuk do fitojë emri i kandidatit, por
PDSH, nga kjo foltore zotohem se:
- Do pranoj çdo rezultat, që do të dalë pas
votimit nga anëtarësia dhe simpatizantët; - Do jem në krah të kandidatit fitues, për të
arritur fitoren ndaj së keqes së madhe të
Tiranës me emrin Erion Veliaj.
Duke ju bërë thirrje të gjithëve, të bashkohemi
në protestën e 12 nëntorit, si e vetmja mënyrë
për të rrëzuar këtë regjim, do doja t`ju kujtoja
një shprehje, që ma thoshte nëna ime, por që
edhe unë më pas e kam ndarë me vajzën time,
ashtu si gjithë nënat dhe gratë heroina shqiptare:
Hajde të pastrojmë shtëpinë me themel!
Ndaj unë sot ju bëj thirrje të gjithëve ju:
“HAJDENI TË PASTROJMË ME THEMEL
TIRONËN TONË!”.
E përulur para jush për gjithë besimin, që më
keni dhënë deri tani, ju ftoj ta bëjmë realitet
sloganin:
“Tirona – Familja jonë, Tirona – Shtëpia Jonë”.

