Tragjedi në një familje shqiptare në Greqi! 4 anëtarët e një familjeje ende të paidentifikuar ishin nisur për të ardhur në Shqipëri, por rruga u është prerë në mes në Fthiotida pasi janë përplasur me një cisternë. Të vdekur në vend nga përplasja kanë mbetur; kryefamiljari 46-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe vajza e tyre 22-vjeçare. Ndërsa i plagosur ka mbetur djali i tyre 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, duke se kamioni ka marrë para mjetin me familjen shqiptare brenda, nga ku tre prej tyre janë nxjerrë të vdekur pasi kishin ndërruar jetë pa ardhur ndihma e shpejtë. Ndërsa djali, më i vogli i familjes, është ende gjallë. Sipas një raportimi të lamiafm1.gr , ata jetonin në Chalandri të Athinës dhe ishin duke shkuar për në Shqipëri në momentin kur ndodhi aksidenti.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërkohë që drejtuesi i kamioni cisternë ka shpëtuar i palënduar nga përplasja me mjetin e shqiptarëve.