Aksident tragjik në Gjermani, 23-vjeçari shqiptar “fluturon” nga dritarja e makinës dhe humb jetën.
Një 23-vjeçar mga Mitrovica ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani. Sipas mediave vendase bëhet me dije se i riu gjerman humbi kontrollin e makinës së tij dhe u përplas në një nga barrierat qendrore në rrugë.
“23-vjeçari nga Regensburg doli nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri dhe në fund u përplas”, tha policia.
Gjatë drejtimit të mjetit 23-vjeçari nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe nga goditja e fortë ai doli nga makina dhe fatkeqësisht humbi jetën.