Aksident tragjik në Fier: Makina përfundon në kanalin plot ujë, mbyten dy pasagjerët
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Një makinë me dy persona brenda ka përfunduar në një kanal plot me ujë duke shkaktuar dy viktima nga mbytja.
Mësohet se bëhet fjalë për dy punonjës sigurie që punonin në këtë zonë.
Shoferit të mjetit dyshohet se i ka rënë infarkt, çfarë ka sjellë dhe rënien në kanal.
Automjeti ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.
Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.