Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Peqin. Mësohet se viktima është 49-vjeçari me inicialet I.SH, i cili ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë.
Sipas informacioneve, në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe drejtuesi i njërës prej tyre ka qenë pikërisht 49-vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nërkohë drejtuesi i mjetit tjetër është plagosur rëndë. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethananve të aksidentit.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.