Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gramsh ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur 47-vjeçari, Artan Llapushi dhe djali i tij 15-vjeçar, Orgito Llapushi të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.