Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën një këmbësor.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku ka humbur jetën një person.
Viktimë ka mbetur një 60 vjeçar, i cili po kalonte rrugën por është përplasur nga një mjet që drejtohej nga 62 vjeçari A.A.
Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.