Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Karinë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në fshatin Karin, Peqin.
Një mjet tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz.”
Dy pasagjerë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.