Aksident i rëndë është regjistruar në portin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, përballë zyrave të autoritetit portual.
Një kamion ka shtypur një punonjëse të portit, konkretisht shtetasja me inicialet A.H., 25 vjeç.
Mësohet se viktima ka qenë punonjëse e sigurisë së Portit, ndërsa thuhet se kamioni e ka tërhequr zvarrë rreth 30 metra.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘Man’, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.














