Dy automjete kanë dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Levan. Makinat kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës. Tre persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre dhe nënë e bijë.
Makinat, njëra me targa të Korçës dhe tjetra me targa të Kosovës lëviznin në drejtim të Vlorës, me sa duket për pushime në Jug, pasi në vend janë përhapur valixhe dhe ushqime. Mësohet se njëra prej automjeteve ka goditur tjetrën nga pas dhe të dyja kanë përfunduar jashtë rruge. Të plagosurat janë dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e saj.