Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje e një personi, ka ndodhur në Kalimash.
Sipas informacioneve paraprake, është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
Nga të dhënat e para, mësohet se viktima është identifikuar si S. Lugja dhe ishte shofer i një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.
Kukës/Informacion paraprak
“Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37-vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.