Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Otllak. Një automjet, tip Opel i bardhë, me targa AA 264 NK, ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit.
Kanë qënë banorët e zonës ata që pasi kanë dëgjuar xhurmën e përplasjes, kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit. Mësohet se, 20-vjeçari Xh.M. ishte me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit, gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, 20-vjeçari që udhëtonte i vetëm në makinë, është rrokullisur disa herë në aksin nacional dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në arat e fshatit. I riu ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit,ku për shkak të plagëve të marra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.













