MAKINA KA HUMBUR KONTROLLIN DHE KA DALË NGA RRUGA/ HUMB JETËN 26 VJEÇARI
Mëngjesin e sotëm, ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një 26-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë. Mësohet se mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Duket se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, dhe për pasojë përplasja e fortë me bordurën ka qenë, shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar mjeti.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit, është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e ngjarjes.