Në Milano zbarkoi si një bekim për trajnerin Inzaghi, si një “xholi” që mund të zëvendësonte jo vetëm Brozovic, në sytë e trajnerit dhe opinionit zikaltër shihej më shumë se keq. Inter investojë 14 milionë euro për Kristjan Asllanin, i pagëzuar si një nga talentet më të rëndësishëm të brezit të tij, por pas një faze përgatitore super, gjërat nuk shkuan si duhet në fushë.
Asllani nuk arriti në asnjë moment të fitojë statusin e zëvendësuesit ideal, ishte dhe mbetet një nga lojtarët me më pak minuta. Mesfushori kuqezi kishte në këmbët e tij shansin e artë për të bindur Inzaghin, por përballë Barcelonës shpërdoroi një shans të pabesueshëm, tani Inter mund të luante pa siklet dy ndeshjet e fundit në grup. Këto detaje, mund të bëjnë që palët të marrin një përfundim surprizë gjatë merkatos së janarit, Asllani mund të largohet nga Milano, por vetëm në formë huazimi.