Kurbin dhe Krujë janë ndër rrethet më të njohur në vend në kultivimin e ullinjëve.
Në kodrat e buta nga rrëza e malit e deri pranë rrugës nacionale është krijuar një brez i gjelbër me kulturën e ullirit që arrin në qindra hektarë dhe mijra rrënjë.
Varietetet variojnë nga ullinjtë e vajit shekullorë, ku spikasin plantacionet me mijra rrënjë mes të cilëve dhe ata mbi dymijë vjeçare si në Gjorëm, Zhejë e Shëmri të Kurbinit dhe deri te kultivarët e rinj të mbjellë këtu e tridhjetë vitet e fundit, të përshtatur kaq mirë me këtë zonë klimaterike që japin prodhim të bollshëm dhe vaj cilësor me përqindje të lartë.
Nga përvoja e herëshme për kulturën e ullirit në Kurbin ka ngelur vetëm dashuria për ta kultivuar, pasi përpunimi i tij tashmë nga mënyrat tradicionale, artizanale të prodhimit të vajit është zëvëndësuar me teknologji të reja me fabrika moderne. Kjo ka bërë që sasia e vajit të jetë më e bollshme dhe cilesia e tij më e lartë.
Nga ky vit për të gjithë fermerët , në Kurbin dhe pikërisht pranë rrugës së vjetër nacionale, në hyerje të fshatit Zhejë, në zonën e njohur për kultivimin e ullirit, ka menduar Fran Isufi, i cili ka ushtruar profesionin e mekanikut prej tridhjetë vitesh, duke sjellë fabrikën e përpunimit të ullirit, një teknologji moderne. Fabrika përpunon rreth 200 kv ullinj gjatë 24 orëve, ajo është e paisur me të gjitha parametrat e duhura.
Kjo fabrikë i shtohet dy fabrikave të tjera në zonë, duke bërë të mundur që fermerët kurbinas dhe të zonave përreth të kenë mundësinë e përpunimit të ullinjëve e tyre në kohë rekord.
Aktivitetin në fabrikën e re Fran Isufi e ka nisur prej një muaj, me nisjen e fillimit të sezonit të vjeljes së kësaj kulture.Rezultatet e punës janë me shumë sukses ndaj dhe aktiviteti i tij ka patur rritje.
Veç fermerëve të zonës shumë fermerë dhe kultivues të tjerë të ullirit nga zonat e Lezhës, Krujës e më gjërë janë njohur me standartet bashkohore në përpunimin e ullirit dhe prodhimin cilësor të vajit nga kjo fabrikë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka