Shpreh falenderimet më të përzermërta për pritjen e ngrohtë që më është bërë nga të gjithë demokratët që kam takuar anembanë Shqipërisë. Ju kërkoj ndjesë anëtarëve të degëve që nuk kam mundur të vizitoj. Kjo gjë nuk ka ndodhur prej mungesës së dëshirës por prej kohës së pamjaftueshme. Shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata demokratë që kanë komunikuar me mua. Kam mësuar shumë prej secilit dhe do të vazhdoj të bisedoj e konsultohem me ta. Do të përpiqem gjithmonë të përfaqësoj zërin dhe vullnetin e tyre në vendim-marrjen e partisë.
Në mbyllje të kësaj fushate dëshiroj të theksoj se Partia Demokratike është partia e anëtarëve të saj dhe dita e dielë është mundësia e tyre e vetme për ta ndryshuar partinë në mënyrë që ajo të bëhet fitimtare. Prandaj ftoj të votojnë të gjithë anëtarët që kanë emrin në lista apo që kanë kartën e anëtarësisë. Nuk do të lejohet të votojë askush që nuk është në listë apo që nuk ka kartë. Po ashtu asnjë nuk do të lejohet të votojë më shumë se njëherë dhe të gjitha votat do të numërohen .
Së bashku për Partinë Që Fiton!