Nga Vladimir Muçaj:
Agron Kapllanaj është një mallakastriot i angazhuar me dinjitet në politikën shqiptare prej shumë vitesh. Ai u rrit, kalit, frymëzua dhe u përmbush me ide pune demokracie dhe organizative vit pas viti. Tre mandate kryetar i komunës Qëndër ndër më të mëdhatë në Mallakastër dha prova bindëse se ai di ti shërbej komunitetit pa dallim bindjesh politike. Kapllanaj dhe pse politikisht i lidhur pazgjidhshmërisht me Partinë Demokratike “korri” vleresimin dhe respektin e qindra bonorëve të bindjeve te tjera. Këto cilësi të nje drejtuesi vital i dhanë atij dhe mandatin e kryebashkiskut të Mallakastres detyrë të cilën e realizoi me shume arritje. Agroni fjalëpakë e punë shumë, i komunikueshëm me të gjithë dhe i kudo ndodhur pranë komunitetit nuk i humbi këto cilësi dhe pa qenë në poste drejtuese. Në zgjedhjet e 25 Prillit Kapllanaj kandidon për deputet. Ai sipas shumë parashikimeve mediatike dhe jo vetëm nuk do ketë të vështirë tju kërkoj votën mallakastriotëve sepse ata në shumicë e duan për të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen e tij. Kapllanaj është një politikan dinjotoz për t’u ulur në karrigen e Parlamentit të ardhshëm!











