5 July, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home kryesore

Agron Gjekmarkaj parodizon ata që ishin dhe ata që munguan në takimin e Mike Pompeos

by News Albania
May 18, 2022
in kryesore, Opinion
0
Agron Gjekmarkaj parodizon ata që ishin dhe ata që munguan në takimin e Mike Pompeos
127
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Agron  Gjekmarkaj

“Nuk di si ësht’ e vërteta

Nga vapa lumi u tha

-Shërom’ se nga mëndja ika

Jo moj jo, nuk bëj shaka “!

Kjo këngë popullore kendohej dje nga tre ministrushët e munguar a ndonjë tjeter në takimin me Mike Pompeun! Tao mbajti një fjalim ngjatetues. Enkeledi gjithaq duke e futur penden si plor në histori nga ku nxirrte metje toksike komunizmi si rrezik !! Miqtë na rikonfirmuan mbeshtjen e tyre që boll na bën punë.

Ministrushi Ulsi ishte tejet i merzitur teksa në televizion englendisej një pjesë nga yndyra e partisë në takimin me Mike Pompeun.  Ai si i parendesishem diku në një skutë kruante  mjekrren e tij teksa shihte atë të Alket Hysenit në mes të kallaballekut e cila shkelqente e pikonte nga lezeti i begenisjes.

Po kaq të gjithë ata të sistemit drejtësisë ishin aty dhe me fjalime madje e ai hiç si kuk e qyq me ca vartes me të cilet bisedonte në dialekt, atje në zyre.

Në kanape zhytur mallkonte Taon i cili po perjetonte një ditë lavdie në zemrek të politikes boterore. E di apo nuk e di i gjati këtë shmangie e sembonte në gji dilema si cfurk. Më e rënda ishte se as pyeste dot dhe sapo të takohet me Taon detyrohet të qeshë sikur asgjë të mos ishte.

Tao kalamendej në kenaqesi. Nuk kishte ngutje në perzemersi as tahmah në indiferencë me njerzit. Fjalimet i ngjanin njëri – tjetrit , ku mbaronte njëri fillonte tjetri dhe anasjelltas.

Ministrushi Ben Ahmetaj, i cili ashtu i ka ca punë ketij moti nuk u pa askund. Në ajer peshonte si balonë pa karburant ankthi i mungesës së tij. Mileti pyeste po xhagajdueri Ben siç thotë kryeministri ynë ku bëhet ? Në darkë u shfaq në një ziafet si biçim promovim ideshë rilindase si për të thënë:  kisha gjëra me rendesi ndaj nuk munda të vij e ma bëni hallall e kabull.

Ministrushi Çuçi i cili po ta ftojnë vjen nese nuk i bezajnë nuk merzitet  po kaq ! Ai thellë thellë, gezohet kur nuk shfaqet, mbijetesen e ka investuar tek heshtja.

Të jetë dora e Tao qerratait dhe ketu hajde merre vesh.

Ministrushi Niko qe dhe pata fatin ta kem në tavolinë ishte muhabetqar e lexues i mirë i ravgimeve të mia hokatare. Ai ndihej në mes si ne që nuk jemi as tek foltorja e Doktorit e as tek celula e Bashes. Qerrata burrë.

Pakez me masë, kishte prishaqejfje me mua sidomos nga perfolja që vrapit e braktisjes së  Ditmirit kodrave në zaman të rreshqitjes   i kisha bërë ! Zamet  i thashë, për një batutë djeg jorganin.  “Nuk është si duket kembengulte! Vertete nuk isha në krah të tij duke krijuar idenë e ikjes por e mbaja me gajret në telefon.

E nxisja tek ai vraponte atij bregu , të kishte besim te Lideri dhe të pagabueshmeria e tij  dhe ja ardhi tek fjala ime, aty e mbeshteti koken tek gjoksi i tij leshtor, por prapë ka lakra në kokë , ja i jep mend Europes ç’të bëjë në vend që te reçensionojë “Kurbanin” pas rileximeve të shumta”!

Të drejtë kishte edhe mua më beri pershtypje kjo hallakatje e tij pasi Ai e fali.

Ish Kryeministri Majko i cili mbi flokë mban ende pluhurin e botës se pertejme si Lazari i rikthyer , degjonte me nge e pa shumë habi. E pyeta “pse Niko ska lënë mjekerr si Shalsi, Ulsi, Çuçi, Hyseni i ngatë e të tjerë” ai pa u menduar shumë  se me gjasë kishte arritur në konkluzion tha “e bën si disidencë dhe kundershti ndaj Rames” . Me bindi, në sytë e mi Niko u pervijua si Gandi. U pendova per llafet ne mos pa helm por edhe pa sheqer kisha leshuar tutje -tehu neper gazeta.

Mimi degjonte pa ëndje të madhe e pa distancim të dukshem dhe tundte koken si e rrahur me vaj e ufuth pa u kuptuar nëse miratonte apo mohonte!! Herë pase here psheretinte 29 , 29 po vetem kaq.

U ngrit e iku tek tavolina qendrore por aty ministrja  e asaj tavoline su ndie aq rehat dhe fap ktheu karrigen domëthënë shpinen !!! Në tryezen tonë qe më ngrohtë. Ne bukë kripe e zemer pa kursim kishim. Ndonje thashethem edhe e benim po pa qeder. Moderimin e beri me një anglishte prej se verteti. Kryetarja e Parlamentit dukej sikur mermeriste me veten ” fali zot ku i gjejnë gjithë keto fjalë” !

Jorida e partisë tonë të vules leshonte buzeqeshje të matura pa adresë e kujdesshme që as miza të mos lendohet. Fjalimin e kishte plot nektar politik ku e mira triumfonte dhe e keqja perpelitej. Dy fjalë i thashë dhe vetë ashtu si eterit e tjerë të kombit.

Zonja Gridë erdhi si veri e iku si tufan, plot parehati në dekorin e kuruar të “vllazerim-bashkimit”! Sperkati me indiferencë kë i desh zemra! Aty si mes dy aktorve të Hollivudit mes Mediut e Naços mbante nën fre mendimet e veta kandisur me horizont.

Zonja Elisë më qortonte me nopranllek por pa urrejtje kesaj here per romuzet e mia sipas saj seksiste per ministrushet, këtë çetë grashë në sherbim të Atmes. Desh me ra zali. Niko herë pas here leshonte një “eh” miratues dhe ndoshta mendonte sikur ta kisha kapterr në ushtri ja rregulloja qejfin edepsezit. Po mbase jo edhe e kunderta ” e mo se nuk na vjen e keqja nga qyfyret e ketij ne në rregull i kemi pune, birinxhi shendet kemi leka po”!

U leshova me erdhi t’ ju them jam njeri i keq, jam katran, gojëprishur, rrihmeni , denomeni, por në atë moment fjalen mori Prokurori i Pergjithshem dhe menjehere pas tij Etilda me teza kadife si melhem mbi plagë shqiptare.

Dikush  nën hundë klithi mungoka edhe Damua. Çka djali tha një tjeter, në meze të vendit duhej të ishte. Teze Mirela e menduar keto muaj po ashtu nuk u pa askund ! “Mbase si frankofone që ështe nuk ndihet mirë në ambjent proamerikan dhe Tao se ka sikletosur ” u degjua një zë! Në vend të saj rehat rehat ulej Ermonela.

Organizatoret  ishin kujdesur qe opozita dhe qeveria të rrinin si jaranë në të njejtat tavolina dhe mua me dukej vetja si Selami Jenisheri e herë herë si Nimet Musai i opozites legjendare i begenisur  dhe i respektuar!

Ky është çmimi që i paguhet idesë, krahasimi.

Në fund e mori llafin Klotilda e cila foli shtruar e embel ,duke rrahur derte atdheu  në kohë marazi. I ra pak gjatë por ani. Klosi u pa vetem në te dalë. Evlati po shijon pereferinë e shikimit.

Kryeministri nuk na erdhi dhe kudo u ndie mungesa e tij! Po te gjithë shihnin lart në qiell ! Pyeta njerin syresh pse koka perpjete ! Shohim lart tha Atin tonë të Rilindjes se ai është si Zoti , frymë e mister dhe rri mbi re nga ku kerkon Presidentin e Republikes një xhanan burrë a hanëme plot nur. Teksa ika atij hoteli mu kujtua kenga”

“Ty moj nan’, të qofshim falë,

që na e fale ne kët djalë,

kët’ sokol, kët’ trim me fletë,

që na nxori n’drit’ përjetë!

O Enveri i shqiptarve,

o flamur i proletarve,

edhe foshnja kur belbzon,

emrin tand ma par’ mëson.

Shqipja sot për ty këndon,

Jet’ në shekuj të uron!”.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1
Pika kryesore për njerëzimin është: ‘Mënyra e funksionimit e shëndetin mendor të njeriut’

Pika kryesore për njerëzimin është: ‘Mënyra e funksionimit e shëndetin mendor të njeriut’

July 5, 2022
Nipi i deputetit Luan Baçi humb jetën në moshë të re/ Bën dedikim prekës, Newsalbania.al i shpreh ngushëllime të thella familjes

Nipi i deputetit Luan Baçi humb jetën në moshë të re/ Bën dedikim prekës, Newsalbania.al i shpreh ngushëllime të thella familjes

July 5, 2022
E rëndë në Fier: Godet me thikë nënën e tij, arrestohet 30-vjeçari

E rëndë në Fier: Godet me thikë nënën e tij, arrestohet 30-vjeçari

July 5, 2022
Si asnjëherë më parë, Alketa Vejsiu shfaqet në emision me djalin e saj(Foto)

Si asnjëherë më parë, Alketa Vejsiu shfaqet në emision me djalin e saj(Foto)

July 5, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In