Zëdhënësi i Talibanëve deklaron se Talibanët nuk do të lejojnë më shtetas afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.
Në një konferencë për median ai tha se turma në aeroport duhet të kthehet dhe të shkojnë në shtëpi dhe siguria e tyre do të garantohet.
Por ai tha se SHBA -ja kishte vazhduar t’i ftonte njerëzit në aeroport për të hipur në aeroplanë.
“Ne i kërkojmë amerikanëve” tha ai “të mos inkurajojnë afganët të largohen. Ne na duhet talenti i tyre”
Ai shtoi se mediat afgane tani po punonin përsëri, siç ishin spitalet, shkollat, universiteti dhe qeveria lokale.