Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, do të zhvillojë sot mbledhjen me deputetët e grupit parlamentar.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 10:30 në selinë blu.
“Përshëndetje! Nesër në orën 10:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Ju faleminderit!”, thuhej në mesazhin e njoftuar ditën e djeshme.
Në këtë mbledhje do të merret një vendim, nëse demokratët do të nxjerrin një kandidat për president, për në raundin e tretë.
Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar më herët se maxhoranca nuk do të propozjë emra deri në raundin e tretë.
Kujtojmë se afati i fundit për depozitimin e kandidaturave në Kryesinë e Kuvendit është data 29 Maj, ora 16:00, ndërsa në Kuvend pritet të kalojnë për votim kandidaturat më 30 Maj.