Ashtu si për djegien e mandateve, pas humbjes së zgjedhjeve do akuzojnë Bashën për djegien e karrigeve, i cili nxiti Salianjin për xhirimin e telenovelës Babale.
Tre skenarë të mundshëm pas humbjes së zgjedhjeve të 2025;
- Dalja në mal si ballistët me komandant Ilir Metën.
- Krijimi i një principate rezistence në Gjirin e Lalzit kundër SPAK dhe SHBA.
- Caktimi i Argitës në krye të PD-së dhe shijimi i disa kullave të reja në këmbim të pranimit të humbjes pa justifikime, duke vijuar ndërkohë luftën me SPAK dhe SHBA të ‘shpëtojmë ç’të mundim’.