13 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Admir Sinamati, letër të hapur demokratëve të Kukësit

by News Albania
05/01/2026
in Politikë
0
42
VIEWS
Share on Facebook

Flamur Noka te njejten gje ben me te gjithe demokratet e ndershem e me reputacion qe guxojne te kritikojne apo te ngrene zerin per nje PD ndryshe dhe dinjitoze . Por Jo nuk i do Muli demokratet qe kerkojne ndryshime dhe Riorganizim qe te sjelle fitoren e mirepritur nga te gjithe demokratet qe kane 16 vjet rrugeve . Muli do vetem servilet dhe te paaftet ashtu sic eshte edhe vete qe ti perdore si ushtare . Dhe po te vesh re perkrah Flamurit jane te konsumuarit qe nuk i do njeri….. Neveri kur i shikon……
Ehhh per keto arsye Edi Rama mbeti varr i zbuluar , dhe nuk ka kush e varros ……😡

Admir Sinamati : Letër e hapur

Drejtuar demokratëve të Kukësit
… shkruar në emër të dinjitetit njerëzor

Lidhur me mospraninë time në aktivitetin përkujtimor të 35-vjetorit të themelimit dhe 4 vjetorit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Dega Kukës

Të nderuar demokratë kuksianë,
mosprania ime sot mes jush në aktivitetin përkujtimor të 5 Janarit të viteve 1991 dhe 2022 përbën një qëndrim të ndërgjegjshëm politik dhe institucional, i bindur se kështu ju respektoj JU, mbroj Statutin, aktet organike dhe parimet themeluese të demokracisë së brendshme të Partisë Demokratike.

Për vetë faktin se kam ushtruar funksionin e Kryetarit të PD Dega Kukës dhe për arsye se kam qenë aktivist rithemelues i kësaj dege në periudhën 2021-2022, në një moment krucial të ekzistencës së Partisë Demokratike; e ndjej përgjegjësi morale dhe institucionale për të reaguar ndaj çdo praktike që bie ndesh me interesat e anëtarësisë, fyen formimin tim intelektual e politik, godet normat statutore dhe frymën e organizimit demokratik të PD.

Para dy ditësh më është përcjellë një ftesë zyrtare, nëpërmjet Sekretarit të Degës, e hartuar nga Kryetari aktual i PD Dega Kukës. Kjo ftesë vjen nga i njëjti drejtues lokal që ka artikuluar publikisht qëndrime dhe deklarata të hartuara në Tiranë kundër meje, të cilat janë përdorur si bazë politike dhe procedurale për përjashtimin tim nga e drejta për të marrë pjesë në procesin e primareve për deputet të vitit 2025.

Ky përjashtim u orkestrua dhe finalizua me zell bolshevik nga Flamur Noka – sekretar i përgjithshëm i PD pavarsisht se ishte në kundërshtim me:
-parimin e barazisë së anëtarëve në ushtrimin e të drejtave statutore (Kapitulli mbi Anëtarësinë);
-parimin e garës së lirë, të hapur dhe të ndershme në proceset përzgjedhëse (Kapitulli mbi Primaret dhe Përfaqësimin Politik);
-parimin e procesit të rregullt të brendshëm, përfshirë të drejtën për informim, dëgjesë dhe trajtim të paanshëm (Kapitulli mbi Etikën, Disiplinën dhe Procedurat);
-parimin e ndarjes së kompetencave dhe përgjegjësive ndërmjet strukturave lokale dhe qendrore (Kapitulli mbi Organizimin e Partisë).

Po ashtu unë nuk mund të pranoj të jem fizikisht dëgjues i një retorikë boshe e fjalimi patetik nga sekretari i përgjithshëm i PD, (jam informuar që do të marrë pjesë në këtë aktivitet) si përfaqësues i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike pasi ai ka krijuar konflikt të hapur institucional dhe etik, në kundërshtim me standardin e paanshmërisë dhe përgjegjshmërisë politike të parashikuar në aktet organike të PD. Gjithashtu ai është përgjegjës direkt për përçarjen permanente të strukturave lokale të PD në Kukës si dhe për akte politike në dëm të interesave elektorale të PD në Kukës.

Në këto kushte, prania ime do të ishte thjeshtë formale dhe e pavërtetë politikisht, pavarësisht se shpirtërisht jam pranë të gjithë ju demokratëve të ndershëm që e bëmë të mundur dhe magjik 5 Janarin e 2022 si dhe titanike përballjen me regjimin kriminal më 14 Maj 2023.
Unë nuk mund të marr pjesë në aktivitete ku, nga njëra anë formulohet ftesë zyrtare dhe thirrje për unitet, ndërsa nga ana tjetër justifikohet ose mbështetet institucionalisht përjashtimi politik, pa transparencë, pa garë dhe pa standarde të barabarta.

Hipokrizia në politikë nuk është virtyt, por ves që minon besimin dhe zbraz nga kuptimi vetë aktin përkujtimor. Respekti për historinë e Partisë Demokratike, nuk mund të pranohet kur demostrohet nga hipokritët, intrigantët dhe përçarësit, nuk dëshmohet as me prani të tyre në ceremoni pavarsisht statusit aktual politik, por me ndershmëri politike, koherencë dhe respekt për rregullat e garës.

Mosprania ime është akt qëndrimi politik dhe moral, por kurrësesi distancim nga Partia Demokratike dhe as nga demokratët e Kukësit. Ajo përfaqëson refuzimin tim të prerë për të qenë pjesë e një kompromisi amoral, apo kësaj kontradikte institucionale që cenon parimet mbi të cilat kjo parti u rithemelua.

Vlerësimi për historinë e Partisë Demokratike kërkon koherencë midis moralit të pastër politik, normës statutore dhe praktikës reale politike, jo të trajtohet thjesht përmbushje rituale e festave përvjetore.

Në përmbyllje, shpreh nderimin më të lartë për themeluesit e Degës Kukës të PD në 5 Janarit 1991, të cilët me guxim qytetar dhe sakrificë personale vendosën edhe në Kukës themelet e pluralizmit politik dhe demokracisë. Kontributi i tyre historik mbetet referencë morale për çdo demokrat të ndershëm.

Njëkohësisht, shpreh vlerësimin dhe respektin tim të pakufizuar për rithemeluesit e 5 Janarit 2022; DEMOKRATËT e ndershëm, idealistët, qëndrestarët dhe të panënshtruarit, të cilët në një periudhë krize të thellë politike zgjodhën të mos heshtin, të mos dorëzohen dhe të mos nënshtrohen.

Të dashur demokratë, unë ndihem i qetë e krenar sepse së bashku me pjesën tuaj dërrmuese e trajtuam dhe e trajtojmë aktualisht Partinë Demokratike jo si instrument pushteti apo pronë personale, por si kauzë morale, përgjegjësi historike dhe mision qytetar.
Sakrifica, qëndrueshmëria dhe refuzimi i kompromisit me hipokrizinë, pazaret e ndyra dhe padrejtësinë përbëjnë sot kapitalin më të çmuar moral të kësaj force politike.

Sjellja hipokrite dhe mosrespekti për themeluesit dhe rithemeluesit i shndërron ftesat e përvjetorëve në akte ceremoniale fallce; ndërsa mirnjohja dhe respekti real për ta e bën politikën të rifitojë kuptim.

Tiranë, 5 Janar 2026

Prof. Asoc. Dr. Admir SINAMATI
Ish kryetar i PD Dega Kukës

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Vladimir Muçaj: A do “fluturojë” Rama drejt Amerikës dhe pse?

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Vladimir Muçaj: A do “fluturojë” Rama drejt Amerikës dhe pse?

13/01/2026

Nga Bledi Mane: Emergjente, kthejeni përsëri në Skrapar Mustafa Nanon!

12/01/2026
E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt Vlorës sepse rruga është e prishur

E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt Vlorës sepse rruga është e prishur

12/01/2026
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: 550 ha tokë në Shkodër, të përmbytura! Fshati Obot totalisht i izoluar, 120 cm ujë në rrugë

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: 550 ha tokë në Shkodër, të përmbytura! Fshati Obot totalisht i izoluar, 120 cm ujë në rrugë

12/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In