Adelina Pali është autore/publiciste dhe poete. Poetja ADELINA PALI ka lindur në Tiranë, më 1. 07. 1982.
-Ka kryer studimet e larta me korrespodencë në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan, për degën Gjuhë -Letërsi.
-Në vitin 2001 -2004 punoi si mësuese.
-Në vitin 2005 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Kretë të Greqisë.
-Në vitin 2018 vendosi që bashkë me familjen të rikthehet në vendlindje, dhe nisi të realizojë ëndrrën e saj të lënë në mes, atë të shkrimit.
-Në shkurt të vitit 2021 botoi librin e parë me poezi me titull “PA TY”.
Në Prill të 2022 vjen me vëllimin e saj të dytë
“FOLE MIRËSIE “
Në tetor të vitit 2023 vjen me vëllimin e saj të tretë “DEHJA IME “
-Për momentin është e vetpunësuar në biznesin e saj, atë të artit dhe estetikës,ku lëvron dhe pasionin e pikturës.
-Është pjesëmarrëse e shumë eventeve letrare dhe e vlerësuar me çmime si:
“Mirënjohjeje” te aktiviteti “Azem Shkreli” në Pejë dhe çmimin “Fran Tanushi”nga Akademia Mirdita.
Mirnjohje në aktivitetin e “Ora e Maleve” në Rozhaj!
Mirnjohje në aktivitetin letrar ” Takimet poetike në SHarr”Tetovë.
Mirnjohje në aktivitetin letrar “Hyjnesha Ilire Thana” në Kërçovë.
Mirënjohje në konkursin letrarë”FJALA POETIKE”
organizuar nga Klisenko!
Mirënjohje në aktivitetin letrar “Flakadani i Karadakut” në Viti të Kosovës.
Pjesëmarrëse në shumë antologji brënda dhe jasht shqipërisë përfshirë dhe atë të New york “NEWSWORTHY CHANNEL”
Fituese e çmimit “Fjollë Dashnie”e organizuar nga klubi letrar”NDOC GJETJA”Lezhë.
Fituese e çmimit”MALLI POETIK” për poezinë më të mirë të 2023 në KOSOVË.
Në dt.20.10.2023 emërohet “Ambasadore Paqe”
-Njëkohësisht është angazhuar në disa projekte humanitare për t’u ardhur në ndihmë familjeve të varfra, si dhe në projektin afatgjatë për “Zgjerimin e Bibliotekave në burgje”.
Deri sot jan mbyllur 12 aktivitete duke përfshirë dhe atë të Prishtinës.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)