Pas publikimit të lajmit për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu, drejtor i Komunikimit pranë kryeministrit Rama Endri Fuga ka përgënjeshtruar zërat. I kontaktuar nga ABC, Fuga ka deklaruar se Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.
Pak më parë deputeti demokrat Luan Baçi, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu. Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)