Jo vetëm Ilir Meta, por pothuajse e gjithë kupola politike 30-vjeçare shqiptare duket se është produkt i ish Sigurimit të Shtetit.
Prej kohësh qarkullon një listë me politikanë, gazetarë dhe figura të njohura të shoqërisë civile, bashkë me pseudonimet e tyre si bashkëpunëtorë të pretenduar ish Sigurimit të Shtetit.
Shumica e emrave të kësaj liste nuk e kanë mohuar raportin e tyre me ish Sigurimin e Shtetit.
Por, nga ana tjetër, Autoriteti i Dosjeve as nuk e ka hedhur poshtë dhe as nuk e ka konfirmuar këtë listë me bashkëpuntorë të pretenduar të ish Sigurimit.
Lista nis me gazetarin Blendi Fevziun, me pseudonimi ‘Korani’. Ridvan Bode, ish ministër Financash i Sali Berishës, figuron me dy pseudonime: Korçari dhe Financieri.
Gazetari Armand Shkullaku figuron me pseudonimin ‘Bozhuri’, ndërsa Fahri Balliu rezulton si spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudodimin ‘Këndezi’.
Pjesë e listës së spiunëve të pretenduar janë gjithashtu Sali Berisha, Jozefina Topalli, Servet Pëllumbi, Shaban Memia, Astrit Patozi etj. ( Marrë nga portali: Prapaskena.com)