Hotel “Rogner” i pozicionuar në zemër të Tiranës pasditen e sotme është shndërruar pasditen e të Premtes në një skenë krimi.
Sipas gazetarit të Fax News viktima është një shtetas zviceran 28 vjeç që kishte pronotuar në “Rogner” për 5 ditë, medje kishte paguar edhe një vlerë të majme parash për qëndrimin. Ajdin Mustafi, nga informacionet e marra nga Policia por edhe konstatimit të vendngjarjes, ka humbur jetën për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së administratorëve të Hotelit.
Mustafi kishte ardhur nga Zvicra mbrëmjen e të premtes për të kaluar disa ditë në kryeqytetin shqiptar por gjeti vdekjen në mënyrë tragjike duke rënë nga dritarja e katit të 5 të hotel “Rogner” rreth orës 14.40. Burime thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri duke shkaktuar rënien nga lartësia të të riut i cili më pas u përplas mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit. Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në Spitalin e Traumës ndërroi jetë. I riu ndodhej i vetëm në dhomë kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa mendohet se nuk ka pasur hyrje nga persona të tjerë. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe pritet të merren masa ndaj hotelit, ndërsa është për tu theksuar se ende nuk ia ka referuar materialet prokurorisë.
Stafi i hotelit nuk ka vënë asnjë shenjë dalluese dhe as kanë paralajmëruar klientët për mundësinë e shembjes se kangjellave. Disa punonjës kanë ndërhyrë në dhomat bosh të hotelit menjëherë pas ngjarjes duke përforcuar me vida kangjellat e dritareve të tjera të hotelit.
Fax Neës mëson se trupi i 28 vjeçarit ndodhet në morgun e Tiranës dhe pritet mbërritja e familjarëve të tij, ndërsa autoritetet po plotësojnë dokumentacionin për kthimin në vendin e tij.